Skip to content

Lajmi I Fundit

Posted on February 10, 2026 By admin No Comments on

Në videon e shpërndarë, shihet një konflikt i drejtpërdrejtë mes mësimdhënësit dhe një nxënësi. Pas publikimit të pamjeve, mësimdhënësi është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë.

Mirëpo, psikologu i shkollës, Nazim Mahmuti, ka dhënë një version të ndryshëm të ngjarjes.

Në një deklaratë për Telegrafin, ai ka pohuar se mësimdhënësi është sulmuar nga një grup prej rreth dhjetë nxënësish dhe se reagimi i tij ka qenë akt vetëmbrojtjeje.

Sipas Mahmutit, incidenti ka ndodhur në sallën e arsimtarëve, një hapësirë pa kamera sigurie, të cilën nxënësit e kanë zgjedhur pikërisht për këtë arsye.

Ai thotë se pamjet e publikuara tregojnë vetëm momentin e fundit të përplasjes, duke krijuar një perceptim të njëanshëm të ngjarjes.

Psikologu ka pohuar gjithashtu se nxënësi i përfshirë në video nuk është nxënës i mësimdhënësit dhe ka pasur më herët masa të shumta disiplinore për sjellje problematike.

Sipas tij, konflikti nisi pasi nxënësi e fyeu dhe e shau mësimdhënësin, i cili ndodhej në shkollë duke përgatitur aktivitete për Ditën e Shkollës të planifikuar më 16 shkurt.

Mahmuti ka shtuar se mësimdhënësi në fjalë njihet si një nga arsimtarët më korrekt dhe më të përkushtuar në institucion, ndërsa nxënësi ka një dosje me mungesa të shumta, vërejtje dhe sjellje të papërshtatshme ndaj stafit arsimor.

Policia dhe Prokuroria pritet të vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit./Telegrafi/

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Pastroni zorrën e trashë dhe çlirohuni nga kapsllëku për “1 minutë” duke përdorur këtë recetë (VIDEO)
Next Post: Nga shkolla në Prishtinë japin version tjetër të ngjarjes: Mësimdhënësi u sulmua nga 10 nxënës (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme