Skip to content

Lajmi I Fundit

Posted on August 2, 2026 By admin No Comments on

SPAK në njoftimin zyrtar mbi arrestimin e biznesmenit Ermal Beqiri në Francë, i shpallur në kërkim ndërkombëtar për aferën e AKSHI-t, ka zbardhur edhe pasuritë me vlerë miliona euro, nga llogaritë bankare te pasuritë e paluajtshme që ai disponon në shtetin francez ku dhe u arrestua.

Sipas SPAK,Beqiri ka blerë në Oise të Francës një kështjellë për 2.6 mln euro. Foto tregojnë pamjet e kështjellës, nga ambientet brenda dhe jashtë saj. Kështjella ndodhet në komunën Berneuil-en-Bray, në departamentin Oise, rreth një orë larg Parisit. Kompleksi është i rrethuar nga park dhe gardh mbrojtës, ndërsa fasadat dhe çatitë gëzojnë statusin e monumentit historik të mbrojtur nga shteti francez.

Gjithashtu Ermal Beqirit i janë zbuluar mbi 2 mln euro në llogari bankare, 2 apartamente si dhe disa mjete motorike. Ai u arrestua na Francë ndërsa fluturonte me një avion mbi një central bërthamor. Ndërsa SPAK në reagimin e tij zyrtar theksoi se këto pasuri të zbuluara do të sekuestrohen.

Më datë 24 korrik 2026, biznesmeni Ermal Beqiri u arrestua nga autoritetet franceze pasi hyri me një avion të lehtë në hapësirën ajrore të kufizuar të centralit bërthamor të Penly-t (Seine-Maritime) dhe u detyrua të ulej në aerodromin e Albert-it (Somme). Gjykata franceze urdhëroi vazhdimin e paraburgimit të tij, për qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë”, sqaroi SPAK në njoftim zyrtar të bërë më herët.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: NDODHË NJË TJETËR MREKULLI: “Nga Kisha e Laçit deri në Tiranë, kjo flutur nuk m’u nda nga dora”
Next Post: I përfshirë në skandalin e AKSHI-t, PAMJET nga kështjella që biznesmeni Ermal Beqiri ka blerë në Francë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme