Skip to content

Lajmi I Fundit

Posted on August 4, 2026 By admin No Comments on

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga arrestimi i pesë personave në Sarandë, të dyshuar se kishin udhëtuar drejt qytetit për të kryer një atentat.

Mësohet se dy autorët që u kapën me armë, në zonën e Gjashtës, Sidorel Moriseni dhe Alfred Kaja 26 vjeç, ishin në afërsi të banesës së biznesmenit Rexhep Ismaili, i cili u vra në muajin maj të këtij viti në qytet.

Nga deklarimet e dhëna në polici, të dyshuarit nuk kanë pranuar të japin detaje për qëllimin e tyre, ndërsa kanë kundërshtuar edhe akuzën se kishin shkuar në Sarandë për të kryer një vrasje.

Hetuesit po verifikojnë nëse ndalimi i tyre ka qenë rastësor apo nëse ngjarja mund të ketë lidhje me persona të afërt të Rexhep Ismailit.

Dyshimet paraprake janë se grupi mund të ketë pasur si objektiv një person në fshatin Gjashtë, por deri tani identiteti i tij nuk është bërë i ditur, pasi të arrestuarit nuk kanë pranuar të bashkëpunojnë me grupin hetimor.

Ndërkohë gjatë operacionit u arrestuan edhe tre persona të tjerë, të dyshuar për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”. Policia bën me dije se nga hetimet paraprake dyshohet se grupi kishte udhëtuar drejt Sarandës me qëllim kryerjen e një vrasjeje.

Gjatë kontrollit u sekuestruan 2 armë zjarri pistoleta, municion luftarak, 1 silenciator dhe 2 automjete.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: 8 vj3çarja gjendet e gjaIIë në një kabinë të izoIuar, por hetimi zbulon një të vërtetë tr*nditëse
Next Post: Me armë në dorë në derën e banesës të biznesmenit të vrarë, zbulohen detaje nga atentati i dështuar në Sarandë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme