Skip to content

Lajmi I Fundit

Posted on August 4, 2026 By admin No Comments on

Specialja vendosi që ish-presidenti i Kosovës të mbetet në paraburgim, ndonëse konstatoi se ai nuk paraqet rrezik arratisjeje.

Vendimi u mor pas rishikimit periodik të masës së paraburgimit.

Në arsyetim, gjyqtari Christopher Gosnell vlerëson se Thaçi ka lidhje të forta familjare dhe shoqërore me Kosovën, se dorëzimi i tij vullnetar në Hagë në vitin 2020 tregon se ai nuk ka prirje të arratiset dhe se garancia financiare prej 50 mijë eurosh e ofruar nga familjarët e tij përbën një faktor shtesë kundër një rreziku të tillë.

“Së dyti, garancia financiare prej 50.000 eurosh e ofruar nga familjarët dhe miqtë, e cila do të konfiskohej në rast të mosparaqitjes në procedurë, e zvogëlon më tej një rrezik të tillë. Gjyqtari i Vetëm i Trupit Gjykues është i bindur se kjo është një shumë e konsiderueshme, e ofruar nga persona mjaftueshëm të afërt me z. Thaçi, për të përbërë një faktor të rëndësishëm dekurajues kundër arratisjes”, thuhet ndër tjerash në vendim.

Megjithatë, gjykatësi vlerëson se vazhdojnë të ekzistojnë rreziqe reale që Thaçi mund ta pengojë zhvillimin e procedurave gjyqësore ose të kryejë vepra të tjera penale që lidhen me administrimin e drejtësisë.

Prokuroria dhe Mbrojtja e Thaçit kanë argumentuar në lidhje me rrezikun e pengimit në procesin e drejtësisë dhe kryerjen e veprave të tjera penale.

Gjykata vlerëson se “ekziston një rrezik real” që Thaçi të kryejë “vepra të tjera penale”.

“Gjyqtari i Vetëm i Trupit Gjykues kujton se arsyet që mbështesin konstatimin se ekziston një rrezik real i pengimit të procedurave mbështesin po ashtu edhe konstatimin se ekziston një rrezik real që vepra të tjera penale të pretenduara të kryhen për këtë qëllim”, thuhet në vendim.

Gjykatësi tha se është “i bindur për ekzistencën e rreziqeve”, sipas disa neneve, të cilat tha se “justifikojnë vendimin e paraburgimit të z. Thaçi”.

Gjykatësi tha se “nuk është i bindur se ndonjë kusht i zbatueshëm lirimi që është aktualisht në dispozicion do të mund të zbutte në mënyrë të kënaqshme rrezikun që z. Thaçi të pengojë zhvillimin e procedurave para Dhomave të Specializuara ose të kryejë vepra të tjera penale”.

Për këto arsye, gjykatësi urdhëroi vazhdimin e paraburgimit të Thaçit dhe i dha atij leje që, nëse dëshiron, “të dorëzojë parashtresa lidhur me rishikimin e ardhshëm të paraburgimit deri të hënën, më 7 shtator 2026, në orën 16:00, ndërsa përgjigjja dhe kundërpërgjigjja të paraqiten sipas afatit të përcaktuar në Rregullën 76 të Rregullores”, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Zbardhet ngjarja ku humbi jeten 38 vj3carja
Next Post: Skandaloze! Pak ditë para vendimit final, Gjykata Speciale merr vendim për Thaçin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme