Skip to content

Lajmi I Fundit

Posted on November 5, 2026November 5, 2026 By admin No Comments on

Studentët kanë njoftuar zhvillimin e protestës së radhës kombëtare ditën e shtunë, më 7 nëntor, në orën 14:00, përpara Ministrisë së Arsimit.

Në një deklaratë publike, ata bëjnë të ditur se pas më shumë se 150 ditësh protestë të pandërprerë, do të ndryshojnë strategjinë e organizimit, duke vendosur që protestat kombëtare të zhvillohen dy herë në javë, çdo të mërkurë dhe të shtunë, në orën 14:00.

Studentët theksojnë se kërkesa e tyre kryesore mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama, ndërsa akuzojnë pushtetin se ka injoruar kërkesat e protestuesve.

“Autokracia ka lëshuar rrënjë të thella në Shqipëri dhe ne jemi të përgatitur për një betejë të gjatë. Prandaj, po hyjmë në një fazë të re organizimi”, thuhet në deklaratë.

Sipas tyre, ky ndryshim synon t’i japë rrjetit studentor dhe mbështetësve mundësinë për të qenë më aktivë dhe për të ruajtur intensitetin e protestave.

Gjithashtu, “Studentët n’protestë” bëjnë të ditur se do të vijojnë të mbështesin edhe protestat e tjera qytetare kundër qeverisë, pavarësisht datës kur ato organizohen.

“Lufta e shqiptarëve për demokraci vazhdon. Autokracia do të bjerë, ashtu siç ra edhe diktatura”, përfundon deklarata e studentëve.

Studentët ndryshojnë strategji, protestë kombëtare dy

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Kush është Abdul El-Sayed, myslimani i parë i zgjedhur në Senatin amerikan
Next Post: Studentët ndryshojnë strategji, protestë kombëtare dy herë në javë. Ja ditët dhe ora

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme