Skip to content

Lajmi I Fundit

Posted on November 5, 2026 By admin No Comments on

Një tjetër rast intimidimi dhe force është përdorur nga policia e shtetit në protestën e ditës së sotme pranë Kryeministrisë, ku pre e efektivëve ka qenë gazetari Osman Stafa. Sipas denoncimit, gazetari Osman Stafa po filmonte momentin kur një qytetare po ndëshkohej me gjobë, kur një punonjës policie iu afrua dhe e pyeti se përse po filmonte. Pas përgjigjes se si gazetar kishte të drejtë të filmonte, ai pretendon se u kërcënua me shoqërim në komisariat.

Stafa tregon se më pas u rrethua nga 10-12 punonjës policie, disa me uniformë dhe të tjerë civilë, të cilët i kërkuan dokument identifikimi dhe e kapën nga krahët, duke i vendosur duart pas shpine.

Debati i gazetarit Osman Stafa me efektivin:

Osman Stafa: Do më shoqërosh ti në komisariat?!

Polici: Prezantohu! Do shoqërohesh ti.

Osman Stafa: Mos u përfshi mër burrë, të lutem!

Polici: Prezantohu!

Osman Stafa: Më erdhi zotëria më tha mos filmo dhe do shoqërohesh në komisariat. Do më shoqërosh në komisariat?!

Polici: Për 5 like?!

Osman Stafa: Ska të bëjë fare për like. Është për njerëzit, është puna ime. Hajde më shoqëro me ato kërcënimet për të shoqëruar! Dhe një herë mos më thuaj mua se ske të drejtë, filmoj ku të dua unë.

Polici: Nuk mund të më thuash mua më do qejfi!

Osman Stafa: Po more, filmoj ku të dua, mos më prek të lutem! Dhe unë jam gazetar, mos ma ngri zërin! Më njeh ti mua?! Hiqe more dorën çfarë po më bën more!

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Të gjithë e mbajnë sekret, ja si të largoni erën e keqe të gojës për 5 minuta..(VIDEO)
Next Post: Po kryente detyrën, mbi 10 policë rrethojnë dhe kërcënojnë gazetarin Osman Stafa

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • Të gjithë e mbajnë sekret, ja si të largoni erën e keqe të gojës për 5 minuta..(VIDEO)
  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme