Skip to content

Lajmi I Fundit

Posted on November 5, 2026 By admin No Comments on

Është zhvilluar në ambientet e spitalit, në repartin e psikiatrisë, seanca për vleftësimin e ndalimit të Eduart Xhanit, 21-vjeçarit me origjinë shqiptare, i akuzuar për vrasjen e nënës së tij, Meleqe Lusha, 39 vjeçe, në banesën e tyre në Chiari, në provincën e Breshias.

I riu ndodhet i shtruar në spital, pasi iu nënshtrua vizitave nga specialistët në orët pas krimit. Ai u mor në pyetje nga gjyqtari i hetimeve paraprake në Gjykatën e Breshias, Mauro Ernesto Macca.

Përpara gjyqtarit, Xhani dyshohet se konfirmoi në thelb se kishte vrarë nënën e tij, ashtu siç kishte deklaruar edhe më herët për karabinierët, të martën në mbrëmje. Megjithatë, ai shtoi se kishte tentuar t’i jepte fund jetës edhe para se të kryente krimin, por nuk kishte arritur.

Sipas mediave italiane, përgjigjet që 21-vjeçari ka dhënë lidhur me arsyet që e çuan të vriste nënën e tij dyshohet se kanë qenë të paqarta dhe të çorientuara. Kjo bëri të nevojshëm transferimin e tij në spital, pasi fillimisht ishte dërguar në burgun Canton Mombello.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Po kryente detyrën, mbi 10 policë rrethojnë dhe kërcënojnë gazetarin Osman Stafa
Next Post: Vrau mamanë me thikë në banesën e tyre në Itali, zbardhet dëshmia e 21-vjeçarit shqiptar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • Të gjithë e mbajnë sekret, ja si të largoni erën e keqe të gojës për 5 minuta..(VIDEO)
  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme