Pilula blu nuk do të ekzistonte po të mos ishte për një infermiere me sy të mbrehtë. Viagra u krijua nga Pfizer dhe ka ndihmuar me miliona njerëz rreth botës që përballen me telashe të defunksionit erektil.
SHBA blenë pilula në vlerë $41.6 milionë çdo vit, dhe në vitin 2012 SHBA, Meksika dhe Kanada shpenzuan rreth $1.4 miliardë në Viagra.
Pavarësisht përdorimit në masë që ka kjo pilulë sot, ajo u zbulua aksidentalisht. Shkencëtarët ishin duke u përpjekur të krijojnë një trajtim për disa probleme kardiovaskulare.