Skip to content

Lajmi I Fundit

Posted on November 16, 2026 By admin No Comments on

“Shpreh keqardhje për përzgjedhjen e këngës nga ana e muzikantëve. Kjo këngë në asnjë mënyrë nuk paraqet qëndrimet e Komisionit Evropian.

Jemi të vetëdijshëm për sakrificat e njerëzve në atë pjesë në të kaluarën. Nuk po kërkojmë të harrohen dallimet, por po ndërtojmë një Evropë ku dallimet nuk do të jenë arsye për të penguar të ardhmen”, deklaroi Kos.

Scandalous: Serbian nationalist song against Kosovo performed on the eve of the EU Enlargement Forum, led by Marta Kos pic.twitter.com/WyChQI8Gg8

— Muhamet Hajrullahu (@MetiHajrullahu) November 15, 2026

Skandali në Forumin e BE
Kënga “Sa Kosova zora sviće” në shqip “Nga Kosova zbardh agimi” – e njohur edhe si “Oj Kosovo, Kosovo”, u krijua në vitin 1989 nga këngëtari dhe kompozitori serb, Lubomir Manasijeviç.

Sipas rrëfimit të autorit për gazetën serbe “Večernje novosti”, kënga u frymëzua nga përjetimet e tij gjatë shënimit të 600-vjetorit të Betejës së Kosovës, në Manastirin e Graçanicës, në qershor të vitit 1989.

Teksti ndërthur referenca ndaj historisë mesjetare dhe trashëgimisë fetare serbe, me pretendime për përkatësinë territoriale të Kosovës.

Në një nga vargjet thuhet: “Ne damo te Kosovo” – “Nuk të japim, Kosovë”, ndërsa në një tjetër Kosova paraqitet si tokë që u ka takuar gjithmonë serbëve dhe është trashëguar nga të parët.

E përshkruar si patriotike në mediat serbe, kënga përmban kështu edhe mesazhe nacionaliste që kundërshtojnë heqjen dorë nga Kosova.

Ajo u krijua në kohën e ngritjes së nacionalizmit serb nën udhëheqjen e Sllobodan Millosheviçit.

Ju rikujtojmë se sot në Bruksel, Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe komisionerja për Zgjerimin, Marta Kos, kanë mbledhur përfaqësuesit më të lartë të Bashkimit Europian dhe liderët e vendeve kandidate për anëtarësim, në kuadër të Forumit të dytë të Zgjerimit të BE-së, me temë “Europa më e gjerë – Europë më e fortë”.

Në këtë aktivitet merr pjesë edhe kryeministri shqiptar Edi Rama, së bashku me presidenten e Moldavisë, Maia Sandu, kryeministrin e Malit të Zi, Milojko Spajić, kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, si dhe përfaqësues të lartë të Ukrainës.

Forumi, i organizuar nga Ursula von der Leyen dhe Marta Kos, synon të përcaktojë drejtimet e ardhshme të procesit të zgjerimit dhe mënyrën se si Bashkimi Europian mund të përgatitet për pranimin e anëtarëve të rinj, pa cenuar funksionimin, sigurinë dhe qëndrueshmërinë e tij institucionale./ Pamfleti.net

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Njihuni me burgun më të ashpër në botë, Shikoni pamjet se si duket nga afër (VIDEO)
Next Post: Skandali me këngën serbe për Kosovën në eventin e BE, Marta Kos kërkon falje: E zgjodhën muzikantët (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme