Skip to content

Lajmi I Fundit

Posted on November 17, 2026 By admin No Comments on

Motra e saj më e madhe, Valbona, në një reagim në rrjetet sociale tha se Lidjana sapo kishte festuar 40-vjetorin, por “zemra e saj e tradhëtoi”.

“Sot duart e mia nuk më bëjnë të shkruaj, fjalë zemra nuk ka ç’të thotë. Motra ime e dyta, Lidjana, u largua nga ne, zemra e saj e tradhetoi, ia preu jetën në mes…Sapo kishte bërë 40 vjeçe…” shkroi e motra e saj, Valbona.

Agjencinë Kombëtare e Kërkimit Shkencor, institucion ku Lidjana Shahinaj prej kohësh ishte pjesë dhe mbante post drejtuesi, reagoi përmes një mesazhi prekës pas lajmit.

“Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të Lidjana Shahinaj, koleges sonë dhe një vajze unike, e cila diti t’u dhuronte kolegëve dhe miqve të saj mirësi, mbështetje dhe empati, si dhe të përcillte çdo ditë, përmes buzëqeshjes së saj, një energji pozitive që e karakterizonte dhe e bënte të veçantë mes nesh”, shkruan në njoftimin e saj Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor.

“Për Agjencinë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit, Lidjana ishte ndër të parat që përqafoi risinë dhe vizionin e Agjencisë, duke i qëndruar besnike këtij misioni deri në ditën kur na duhet të përballemi me largimin e saj. Ajo do të mbetet gjithmonë një nga njerëzit me vlera të rralla njerëzore dhe me një kontribut të çmuar në institucion.
E gjithë mirënjohja, dashuria dhe respekti ynë shkojnë sot për Lidjanën dhe familjen e saj, mbyllet njoftimi i trishtë i AKSHI-t. /MAPO.al/

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Meteorologjia Porja bën paralajmërimin e fuqishëm: Të mërkurën dhe të premtën pritet …
Next Post: Ndahet papritur nga jeta në moshën 40-vjeçare zyrtarja e lartë e shtetit shqiptar, motra e saj jep lajmin e dhimbshëm…!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme