Skip to content

Lajmi I Fundit

Posted on November 17, 2026 By admin No Comments on

Tashmë pritet që të bëhet kontrolli paraprak, seanca për të filtruar të gjitha veprimet e prokurorisë, për të dëgjuar akuzën, përfaqësuesit ligjorë të Ballukut dhe vetë atë, për pavlefshmëri, thirrje dëshmitarësh apo pranim provash. Do të jetë seanca paraprake për të cilën do të bëhet vlerësimi i dosjes dhe pastaj Gjykata do të vendosë nëse do ta rikthejë për plotësim hetimesh ose dosja është e plotë dhe kalon në gjykim.

Procesi merr kohë nga 5-6-8 muaj, por varet nga dinamika, avokatët, ecuria e procesit. Megjithatë, si rregull duhet të përfundojë brenda një muaji, por Kodi i Procedurës nuk zbatohet asnjëherë. Unë mendoj që do të marrë një kohë relativisht të gjatë, deri në 5-6 muaj”, tha Cakrani.

Avokati u ndal edhe te vendimi i SPAK për të mos kërkuar për herë të dytë autorizimin e Kuvendit për arrestimin e Ballukut. Ai kritikoi trajtimin që shumica parlamentare i bëri kërkesës së parë, duke thënë se në raste të tjera autorizime të tilla janë dhënë pa një shqyrtim kaq të hollësishëm të dosjes nga deputetët.

Cakrani tha se rasti i Ballukut nuk duhej të trajtohej ndryshe dhe se Kuvendi duhej t’i kishte dhënë prokurorisë mundësinë të kryente kontrolle në banesën dhe zyrën e saj.

Megjithatë, ai theksoi se mosarrestimi nuk e lehtëson pozitën e ish-zëvendëskryeministres, e cila tashmë është marrë e pandehur dhe përballet me akuza që, sipas tij, mund të sjellin deri në 15 vite burg në rast se shpallet fajtore.

“Kjo ka lënë shumë dyshime te ne avokatët që kemi çështje në hetim dhe gjykim. Kjo që ka ndodhur me Ballukun ka kaluar kufijtë e normales. Për raste të tjera, është kërkuar dhe dhënë autorizimi pa ndjekur mënyrat klasike të kontrollit të dosjes nga ana e deputetëve.

Kjo çështje mbart ngarkesë juridike, por edhe politike. Rasti i Ballukut s’duhej të ishte përjashtues, por i duhej nënshtruar heqjes së imunitetit që prokuroria të kryente kontrolle në banesë, zyrë etj. Kjo nuk ia lehtëson pozicionin Ballukut, se tashmë ajo është marrë e pandehur. Për sa kohë kanë mbaruar hetimet, besoj se do të kenë prova të mjaftueshme për ta inkriminuar.

Akuzat janë shumë të rënda dhe nëse do të shpallet fajtore, parashikohet një marzh dënimi deri në 15 vite. Pastaj varet nëse Balluku do të shkojë me gjykim normal apo të shkurtuar”, tha Cakrani.

Belinda Balluku akuzohet për shkelje të barazisë në tendera, korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie. Në total, 28 të pandehur, mes tyre 26 persona dhe dy kompani, akuzohen për shkelje të dyshuara në 10 tenderë publikë me vlerë rreth 400 milionë euro, përfshirë Tunelin e Llogarasë dhe Unazën e Madhe të Tiranës.

SPAK nuk paraqiti një kërkesë të dytë në Kuvend për arrestimin e Ballukut, duke argumentuar se, pas refuzimit të kërkesës së parë nga shumica parlamentare, nuk kishte prova apo rrethana të reja të mjaftueshme për të kërkuar një masë më të rëndë sigurie.

Ndërkohë, hetimet vijojnë për tenderë të tjerë dhe bashkëpunëtorë të mundshëm.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Pretendonte Elbasanin, Aulona Bylykbashi digjet përfundimisht nga SPAK! Çfarë i është gjetur në telefonin e saj??
Next Post: “Procesi mund të zgjasë deri në 6 muaj, rrezikon 15 vite burg”/ Çfarë e pret Belinda Ballukun pas mbylljes së hetimeve nga SPAK? Ja si përgjigjet avokati

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme