Skip to content

Lajmi I Fundit

Posted on November 19, 2026 By admin No Comments on

“Isha duke protestuar te Bulevardi, në momentin kur ishim duke ikur nëpër shtëpi, në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, vjen një makinë, isha me një shok, më fusin brenda dhe na shoqërojnë te Komisariati nr. 1. Aty në fillim më çojnë në paraburgim, te qelitë aty brenda, dhe vjen njëri më merr e më thotë ‘të kërkon shefi sipër’. Ishte Roki Pepa, filloi me fjalë banale, bashkë me Ervin Hasramën, që më kanë goditur pa pushim. Si për kërcënime, Roki Pepa më tha ‘mos harro se e ke personale’ dhe ‘je me fat se këto pllaka kishe për t’i larë me gjak’, vetë Roki Pepa”, tregoi i riu.

Ai shtoi më tej se nuk e kupton arsyen e këtij trajtimi dhe paralajmëroi se do ta ndjekë çështjen ligjërisht deri në fund, duke detajuar edhe momentet pas ushtrimit të dhunës.

“Nuk e di a është krim të protestosh, por kjo është një gjë që do t’i shkoj deri në fund, nuk e fal. Në protestë as vetë nuk e kuptova, thjesht ‘hajde pak këtu sipër, pse proteston, jo pse po shan’, isha komplet si gjithë turma. Më çuan te zyra e tyre, aty ndodhi çdo gjë dhe më kanë goditur. Ishte vetë Roki Pepa dhe vetë Ervin Hasrama, shefi i Komisariatit numër 1. Pas kësaj dhune sjell një djalë, i thotë të ma kalojë në telefon, kam pasur disa probleme më parë në anën e shëndetësisë, se vëllain e vogël e kam pasur sëmurë dhe nuk më është përgjigjur shteti, dhe tha ‘do t’i rregullojmë pa merak’”, denoncoi ai.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: “Të gjithë duan të bëhen moderatorë, edhe kur nuk dinë të flasin”/ Modelja, Rike Roçi plas deklaratën ‘bombë’
Next Post: Denoncimi: Shefi i Komisariatit nr. 1 më dhun*i e kanosi vetëm pse isha në protestë në mënyr…!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme