Skip to content

Lajmi I Fundit

Posted on November 19, 2026 By admin No Comments on

Sipas Lalës, Prokuroria e Durrësit e ka transferuar dosjen në SPAK, pasi gjatë hetimeve ka konstatuar dyshime për përfshirjen e një grupi të strukturuar kriminal, si dhe të personave me imunitet parlamentar.

Përveç akuzës së vjedhjes, SPAK ka regjistruar edhe veprën penale të grupit të strukturuar kriminal, pasi dyshohet se në skemë nuk janë përfshirë vetëm punonjës të institucionit, por edhe persona të tjerë.

“SPAK e mori këtë dosje nga Prokuroria e Durrësit, e cila pas hetimeve arriti në konkluzion se nuk ishte kompetente për të vazhduar hetimin, për sa kohë që kishte dyshime se ndodhej para një grupi të strukturuar kriminal dhe po ashtu implikoheshin persona me imunitet parlamentar. Për këto arsye, Prokuroria e Durrësit e transferoi në SPAK dhe kjo e fundit ka regjistruar procedimin penal.

Nga të dhënat rezulton se ka dyshime se në këtë skandal është e përfshirë dhe po hetohet roli i deputetes së PS, Etleva Budini, e cila ka drejtuar këtë filial deri në mars 2025. SPAK, krahas akuzës së vjedhjes, ka shtuar edhe akuzën e grupit të strukturuar kriminal, sepse ka dyshime se nuk janë vetëm disa punonjës të thjeshtë, por edhe persona të tjerë të përfshirë dhe kanë vepruar në formën e grupit të strukturuar kriminal”, deklaroi Klodiana Lala.

Në kuadër të hetimeve për këtë çështje, më herët janë arrestuar ish-drejtoresha e filialit, Elisabeta Mataj, ish-shefja e financës, Valbona Duni, si dhe arkëtarja Paola Dana.

Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht skemën e vjedhjes së shumës së konsiderueshme dhe për të përcaktuar përgjegjësitë e personave të përfshirë.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Moderatorja e njohur shtatzënë në moshën 59-vjeçare, ajo zbulon surprizën live në transmetim (VIDEO)
Next Post: Vjedhja e 700 mijë eurove në Postën e Durrësit/ Dosja kaloi në SPAK, Klodiana Lala: Dyshime për përfshirjen e deputetes…!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme