Skip to content

Lajmi I Fundit

Posted on November 20, 2026 By admin No Comments on

Ndërkohë, ajo pretendon se ka zbatuar në mënyrë vullnetare vendimin që përcakton takimet e babait me vajzën e vogël.

Por, në vend që të vlerësohet ky fakt, nëna është gjobitur nga përmbarimi për mosekzekutim të vendimit. Dokumentet që disponon Fiks Fare zbulojnë një kalvar njëvjeçar përpjekjesh, ankesash dhe komunikimesh mes palëve.

Në to përfshihen edhe pamje filmike që, sipas nënës, provojnë se vajza është dorëzuar në banesën e të atit, në përputhje me vendimin e gjykatës. Një tjetër pikëpyetje lidhet me dy vlerësimet psikologjike të fëmijëve.

Psikologia e caktuar nga gjykata ka evidentuar elemente të alienimit prindëror, duke vënë në dukje ndikimin e babait në marrëdhënien e fëmijëve me nënën. Megjithatë, përmbaruesja Anxhela Doleqi ka kërkuar një tjetër vlerësim psikologjik, me kërkesë të babait Ogren Balluku, në të cilin nuk evidentohen të njëjtat elemente.

Ky raport i është përcjellë gjykatës, e cila ka sqaruar se nuk kishte kërkuar një informacion të tillë dhe se masa e përkohshme për takimet e nënës me fëmijët duhej zbatuar. Problemet nuk përfundojnë këtu. Pas kërkesës së Nedës për transferimin e dosjes, drejtuesi i Zyrës Përmbarimore Vendore të Tiranës ka urdhëruar kalimin e saj nga përmbaruesja Anxhela Doleqi te Mikeda Cenaj.

Por, sipas dokumentacionit, Doleqi ka refuzuar dorëzimin e dosjes. Ndërsa përmbaruesja Suela Ndreca ka vendosur gjobë ndaj Nedës më 29 tetor 2026, pikërisht në ditën kur kjo e fundit ishte paraqitur në zyrë për të deklaruar se kishte zbatuar vullnetarisht vendimin. Fiks Fare disponon pamje filmike të këtij momenti.

Edhe më 12 nëntor, Neda është paraqitur sërish në zyrën përmbarimore për të deklaruar se kishte dorëzuar vajzën në banesën e babait. Në këtë takim, përmbaruesja Suela Ndreca i është drejtuar me fjalët: “Duhet ta sjellësh fëmijën ku të urdhëroj unë”.

Gazetarët e Fiks Fare kanë kërkuar shpjegime nga përmbaruesja për vendosjen e gjobës, por ajo ka refuzuar të flasë, duke u shprehur: “S’dua të flas”, ndërsa u ka kërkuar kolegëve të njoftojnë policinë. Nga ana tjetër, babai Ogren Balluku pretendon se publikimi i çështjes në media po ndikon negativisht te fëmijët.

Ai kundërshton pretendimet për alienim prindëror, duke iu referuar raportit të dytë psikologjik. Gjithashtu, pretendon se nuk e ka takuar vajzën për një muaj rresht, çka sipas tij është arsyeja e përfshirjes së përmbarimit. Por dokumentet, komunikimet dhe pamjet filmike që disponon Fiks Fare ngrenë dyshime mbi këtë version të ngjarjeve dhe mbështesin pretendimin e Nedës se vendimi për takimet e babait me vajzën është zbatuar vullnetarisht prej një viti. Ogreni thotë për gazetarët se Neda ka dështuar si nënë. Vetëm për arsyen se i kërkon fëmijët.

Në fund, përtej përplasjeve mes dy prindërve dhe përgjegjësive që duhet të përcaktohen nga institucionet, mbeten tre fëmijë të mitur, të cilët kanë nevojë për të dy prindërit. Ndërsa një nënë vijon të kërkojë të drejtën për të takuar djemtë e saj, pyetja që kërkon përgjigje është: pse një vendim gjykate nuk po gjen zbatim dhe kush mban përgjegjësi për këtë zvarritje?/Top Channel

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Gonxhja sqaron publikun: Ministres i bëra përqafim institucional (Video)
Next Post: Neda Balluku 1 vit pa përqafimin e fëmijëve. Ogren Balluku: Ajo ka dështuar si nënë (Video)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme