Gjatë një fjalimi para grupit parlamentar të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AKP), në Asamblenë e Madhe Kombëtare të Turqisë, Erdogan deklaroi se pas zhvillimeve të dukshme diplomatike po zhvillohet një garë për pushtet shumë më e ashpër dhe më shkatërruese sesa ajo që pasqyrohet në media.
Si shembuj të tensioneve në rritje, ai përmendi luftën mes Rusisë dhe Ukrainës, e cila sipas tij ka shkaktuar humbje të rënda për të dyja palët, si dhe vendosjen e aeroplanmbajtëseve amerikane në Gjirin Persik.
**Erdogan: Situata në Gaza po përkeqësohet**
Një pjesë të rëndësishme të fjalimit, presidenti turk ia kushtoi situatës humanitare në Gaza, duke akuzuar Izraelin për vazhdimin e vrasjeve, izolimit dhe përkeqësimit të kushteve të jetesës së popullsisë civile.
Erdogan paralajmëroi se gjendja humanitare mund të bëhet edhe më e rëndë me afrimin e dimrit. Ai e cilësoi Gazën si “kampin më të madh të përqendrimit në botë”, duke vënë theksin te gjendja e fëmijëve që jetojnë pa strehim të përshtatshëm dhe në kushte të vështira.
Ai u bëri thirrje vendeve muslimane që të shtojnë presionin ndaj….