Skip to content

Lajmi I Fundit

Posted on November 21, 2026 By admin No Comments on

Sipas gazetarit, SPAK dyshon se organizata ka trafikuar mbi 60 tonë kokainë gjatë viteve 2019-2021. Ai shtoi se SPAK dyshon gjithashtu se aktiviteti i saj ka vijuar edhe përtej kësaj periudhe. Ferhati tregon më tej se ky është procedimi i parë ku SPAK ka përfshirë të dhëna edhe nga aplikacioni i enkriptuar Exclu, ndërsa organizata dallohej për sasinë e madhe të drogës që siguronte në vendburim, kryesisht në zonën e Andeve në Bolivi, ku jetonte bashkëdrejtuesi Ervis Çela.

“Është një nga dosjet më të bujshme në fakt, e cila është dorëzuar tashmë në GJKKO për gjykim nga ana e Prokurorisë së Posaçme. Bëhet fjalë për një organizatë kriminale e cila është zbuluar nga hetimet e Prokurorisë së Posaçme, e cila dyshohet që të jetë përgjegjëse për trafikimin e tonelatave të kokainës nga Amerika Latine në drejtim të porteve kryesore evropiane, si porti i Anversës në Belgjikë, Roterdamit në Holandë, portet spanjolle, ato italiane e kështu me radhë.

Bëhet fjalë për një organizatë kriminale e cila, megjithëse SPAK thotë se ka dyshime që të ketë trafikuar mbi 60 ton kokainë në harkun kohor të viteve 2019-2021, dyshohet që kjo organizatë ta ketë shtrirë aktivitetin e saj përtej këtij harku kohor edhe kur nuk janë zbuluar, po themi, komunikimet në Sky ECC apo në aplikacione të tjera të enkriptuara si EncroChat.

Ky është procedimi i parë që Prokuroria e Posaçme ka inkorporuar edhe të dhëna nga një aplikacion tjetër i enkriptuar i cili është zbuluar, aplikacioni Exclu, dhe është një nga organizatat kriminale e cila kishte disa veçori ndryshe nga grupe të tjera të strukturuara kriminale që janë zbuluar nga SPAK, kryesisht në aktivitetin e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike, për shkak jo vetëm të sasive të mëdha të lëndëve narkotike që arrinte të siguronte në vendburim, pra në Amerikën Latine, kryesisht drejt zonës së Andeve, në Bolivi, atje ku Ervis Çela, një nga bashkëdrejtuesit e organizatës kriminale, ishte zhvendosur dhe jetonte atje.

Sipas hetimeve të SPAK, rolet kanë qenë të ndara, me Ervis Çelën, një personazh që autoritetet kishin pak informacion dhe mediat pothuajse apo informacionet publike ishin thuajse zero, për të siguruar tonelata kokaine atje. Ndërkohë që Franc Çopja, bashkëdrejtuesi tjetër i organizatës kriminale, për këtë të fundit ka patur evidenca nga ana e SPAK, kujdesej dhe kishte aftësinë që të nxirrte tonelatat e drogës nga kontejnerët që mbërrinin nga Paraguaj apo nga Buenos Aires në Argjentinë drejt vendeve kryesore të Evropës.

Kjo organizatë kriminale një pjesë të parave ka dyshime që e ka investuar dhe në lingota ari, sepse ishte problem mbajtja fizike e parave për shkak të rrezikut të dëmtimit të tyre, mykositjes e kështu me radhë”, është shprehur Ferhati.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: “Edhe me burrë edhe me dashnor”! SHTANG biznesmenja e njohur shqiptare: Kam qenë e para, por edhe e treta në…!
Next Post: Gazetari zbardh dosjen Çopja-Çela: Ja si u zbulua “MALI” me euro nga shqiptarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme