Kryerja e akteve seksuale në hapësira publike konsiderohet kundërvajtje në Kosovë. Ligji për Rendin dhe Qetësinë Publike, në nenin 6, e përfshin këtë kategori të veprimeve te “Sjelljet e pa hijshme seksuale”.
Sipas dispozitave përkatëse, personat që kryejnë një akt seksual në vend publik dhe shkaktojnë shqetësim te qytetarët mund të përballen me gjobë prej 100 deri në 700 euro, ose me burgim deri në 50 ditë./gazetametro.net