Fenomeni zgjati më pak se një orë, por mjaftoi për të shkulur çatitë e banesave, për të shembur mure, për të rrëzuar pemë dhe shtylla elektrike. Si pasojë, zona mbeti pa energji elektrike dhe ujë të pijshëm.
Për shkak të dëmeve, pothuajse të gjithë banorët u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre, ndërsa një pjesë e tyre gjetën strehim të përkohshëm në ambiente publike.
Qeveria federale ka shpallur gjendjen e katastrofës në rajon, duke mundësuar mobilizimin e burimeve për përballimin e situatës. Rreth 200 ushtarë janë angazhuar në pastrimin e rrugëve dhe largimin e mbeturinave, ndërsa një ekip mjekësor po vlerëson situatën pas dëmtimit të spitalit të qytetit.
Mbrojtja Civile e ka cilësuar fenomenin si një stuhi “superqelizore”, e cila karakterizohet nga intensiteti i lartë dhe mund të paraprijë formimin e tornadove. Autoritetet nuk e përjashtojnë mundësinë që gjatë këtij episodi të jetë formuar edhe një tornado