Sipas Qendrës së Informacionit për Ortekët në Kolorado, disa raste të tilla janë regjistruar gjatë fundjavës, duke shtuar shqetësimet për sigurinë në zonat malore.
Ekspertët shpjegojnë se reshjet e fundit të dëborës, të kombinuara me erërat e forta, kanë krijuar shtresa të trasha dhe të ngjeshura në sipërfaqe, të cilat mbështeten mbi shtresa më të dobëta dhe më pak të qëndrueshme.
Ky konfigurim i dëborës krijon kushte të favorshme për përhapjen e çarjeve në distanca të mëdha. Për rrjedhojë, shkëputja e dëborës në një pjesë të shpatit mund të shkaktojë ortekë që përhapen në zona të gjera dhe përfshijnë edhe shpatet përreth.
Specialistët paralajmërojnë se paqëndrueshmëria e shtresave të dëborës po rrit rrezikun në malet e Kolorados.
Ata vlerësojnë se kushtet aktuale mund të shkaktojnë ortekë të mëdhenj dhe me pasoja të rënda, ndaj u bëjnë thirrje skiatorëve dhe vizitorëve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë aktiviteteve në këto zona.