Skip to content

Lajmi I Fundit

Posted on November 27, 2026 By admin No Comments on

Dyshohet se 49-vjeçari ishte kthyer më herët nga sa ishte planifikuar nga një udhëtim pune, kur në banesën e tij kishte gjetur bashkëshorten së bashku me dy burra të tjerë. Mes tyre dyshohet se ka shpërthyer një konflikt i ashpër, i cili përfundoi me vrasjen e biznesmenit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:00 të mëngjesit, në lagjen Alparslan, në zonën Merkezefendi të Denizlit. Autoritetet turke kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të vrasjes.

Fqinjët dëgjuan zhurma dhe njoftuan policinë

Fqinjët, të alarmuar nga zhurmat e forta dhe tingujt e një përleshjeje që vinin nga banesa, njoftuan menjëherë policinë.

Efektivët mbërritën në vendngjarje, por pasi askush nuk iu përgjigj dhe nuk ua hapi derën, u detyruan të ndërhyjnë me ndihmën e një çelësabërësi për të hyrë brenda banesës.

Dyshohet se e kapi bashkëshorten me dy burra, e dhunuan dhe më pas e mbytën me litar

Sapo hyri në banesë, 49-vjeçari dyshohet se ka gjetur bashkëshorten e tij, Asije Karagjoz, në shoqërinë e dy burrave. Ai mësohet se ka nisur një debat të ashpër me dy personat, të cilët ndodheshin në dhomën e ndenjes.

Gjatë përleshjes që pasoi, biznesmeni dyshohet se është dhunuar brutalisht dhe më pas është mbytur nga dy burrat. Autoritetet konstatuan gjithashtu se duart e viktimës ishin lidhur me litar.

Tre të arrestuar, familjarët e viktimës tentojnë të bëjnë vetëgjyqësi ndaj njërit prej të dyshuarve

Në kuadër të hetimeve për vrasjen, policia ka arrestuar bashkëshorten e 49-vjeçarit dhe dy burrat që dyshohet se ndodheshin në banesë. Tensionet u përshkallëzuan kur familjarët e Karagjozit panë njërin prej të arrestuarve dhe tentuan ta sulmonin.

Policia ndërhyri menjëherë, duke penguar familjarët e viktimës që të ushtronin dhunë ndaj të dyshuarit dhe shmangur përshkallëzimin e situatës.

Kamerat e sigurisë nën hetim

Pas përfundimit të këqyrjes së vendit të ngjarjes nga grupi hetimor dhe autoritetet e prokurorisë, trupi i pajetë i Fendai Karagjozit u transportua në morgun e Drejtorisë Rajonale të Institutit të Mjekësisë Ligjore në Denizli, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore.

Ndërkohë, hetuesit po analizojnë pamjet e kamerave të sigurisë së kompleksit të banimit, me qëllim përcaktimin e orareve kur të dyshuarit kanë mbërritur dhe janë larguar nga banesa ditën e krimit.

Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes, motivin e vrasjes dhe shkallën e përfshirjes së secilit prej tre personave të arrestuar. /PiranjatNews/

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: “Drejt BE-së me ritëm mbresëlënës”/ Von der Leyen: 338 milionë euro të tjera për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut
Next Post: Biznesmeni kap gruan me dy burra në shtëpi, pak më vonë gjendet i vdekur me duar të lidhura

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • Spiropali ‘godet’ Ramën: Një grup i vogël ka uzurpuar PS-në dhe shtetin, kryeministri duhet të mbajë përgjegjësi politike
  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme