Ajo nuk tregoi konkretisht se kush e monitoronte por tha se janë përdorur të gjitha institucionet shtetërore. Më tej, Spiropali tha se janë monitoruar edhe deputetë të tjerë, por edhe figura ndërkombëtare.
“Mekanizmat e shtetit përdoren kundër individit qoftë dhe kundër fjalës së tij. Mua sapo dilja nga shtëpia, më monitoronin edhe kafet që pija. Vetëm për shkak të qëndrimeve të mija që kanë qenë të hapura, për sa i përket reformimit brenda shumicës qeverisëse, edhe kafet ishin të monitoruara, deputetë të trembur. Ka patur raste kur ndërkombëtarë janë vënë në presion publik për takimet. Këto të gjitha do të dalin. Më ndiqnin institucionet shtetërore që përdoren si armë kundër njëri-tjetrit. Janë monitoruar edhe të tjerë. Kam patur pas njerëz civilë që më ndiqnin çdo hap. Ka dhe foto”- tha ajo.