Skip to content

Lajmi I Fundit

Posted on November 27, 2026 By admin No Comments on

Skema e parë kredituese parashikon kredi me vlerë deri në 6 milionë lekë, për të cilat qeveria do të mbulojë të gjithë normën e interesit. Për këtë instrument është parashikuar një numër maksimal prej 2 000 kredish.

Ministrja Ibrahimaj, propozoi nisjen e diskutimeve me të gjitha bankat për përcaktimin e një norme të përbashkët interesi, me synimin që programi të mund të zbatohet përmes bashkëpunimit me të gjitha bankat, pa qenë e nevojshme zhvillimi i një procedure konkurrimi për përzgjedhjen e një ose dy institucioneve financiare.

Skema e dytë kredituese parashikon kredi deri në 200 mijë euro ose ekuivalentin në lekë, rreth 20 milionë lekë. Në këtë rast, përfituesit do të paguajnë një normë interesi prej 3%, ndërsa qeveria do të mbulojë diferencën ndërmjet kësaj norme dhe normës së interesit që do të përcaktohet në marrëveshje me bankat.

Një nga çështjet e diskutuara për të dy instrumentet ishte heqja e detyrimit për parapagim. Ministrja bëri të ditur se Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit do t’i drejtohet Bankës së Shqipërisë me kërkesën për ndryshimin e rregullores dhe vendimit përkatës, në mënyrë që këto dy produkte të përjashtohen nga ky detyrim.

Vëmendje iu kushtua edhe çështjes së kolateralit, veçanërisht për banesat që janë ende në proces ndërtimi dhe nuk janë regjistruar.

Në këtë drejtim, ministrja bëri me dije se po punohet për ndryshime në legjislacionin për zhvillimin e territorit, të cilat synojnë mundësimin e pajisjes së ndërtuesve me certifikimin përkatës që në momentin e marrjes së lejes së ndërtimit, me regjistrimin e tij në kadastër.

Një tjetër element i diskutimit ishte mundësia e mbulimit të diferencës që mund të krijohet ndërmjet vlerës së vlerësuar të banesës dhe çmimit të shitjes. Për këtë qëllim, po shqyrtohet mundësia e lidhjes së një marrëveshjeje me Bankën Shqiptare të Zhvillimit, për lëshimin e një garancie që do të mbulonte këtë diferencë.

Ministrja Ibrahimaj, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me të gjitha bankat për hartimin e modaliteteve të zbatimit të dy produkteve, duke ftuar përfaqësuesit e tyre të paraqesin mendimet dhe propozimet për kushtet e kreditimit dhe çështjet teknike që kërkojnë trajtim të mëtejshëm.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Previous Post
Next Post: Ministrja Delina Ibrahimaj jep lajmin për qytetarët: Dy skema të reja kredie për të lehtësuar blerjen e banesës në vitin 2027

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • Spiropali ‘godet’ Ramën: Një grup i vogël ka uzurpuar PS-në dhe shtetin, kryeministri duhet të mbajë përgjegjësi politike
  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme