Skip to content

Lajmi I Fundit

Posted on November 27, 2026 By admin No Comments on

Sipas arsyetimit të gjykatës, Plava e ka qëlluar Liridonën me një plumb, duke i shkaktuar vdekjen. Gjykata e ka vlerësuar këtë veprim si pjesë të planifikimit të detajuar të krimit nga të akuzuarit.

Një tjetër rrethanë rënduese e evidentuar nga Apeli është fakti se vrasja u krye në prani të dy fëmijëve të Liridona Ademajt.

Në aktgjykim përmendet gjithashtu sjellja e të dënuarve pas krimit. Sipas gjykatës, ata vijuan aktivitetet e tyre të zakonshme, përfshirë daljet në lokale, pa shfaqur shenja dhimbjeje apo pendimi për vrasjen.

Apeli ka refuzuar edhe ankesat e Prokurorisë dhe të përfaqësuesit të familjes së viktimës për rritjen e dënimit ndaj Kushtrim Kokallës në burgim të përjetshëm. Gjykata argumenton se Kokalla është dënuar për ndihmë në kryerjen e vrasjes dhe ligji parashikon një dënim më të butë për personat që ndihmojnë në kryerjen e veprës penale, krahasuar me autorët e saj.

Me vendimin e Apelit, janë lënë në fuqi burgimi i përjetshëm për Naim Murselin dhe Granit Plavën, si dhe 30 vite burg për Kushtrim Kokallën.

Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor 2023 në Bërnicë të Prishtinës, ndërsa ndodhej në automjet me bashkëshortin dhe dy fëmijët e tyre.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Pamjet historike të 28 Nëntorit 1997, Kuvendi i Kosovës shfaq videon e daljes së parë publike të UÇK-së (VIDEO)
Next Post: Kosovë/ Apeli zbardh kr*min, Naim Murseli mbajti për krahu Liridonën që Plava ta vr*ste!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • Spiropali ‘godet’ Ramën: Një grup i vogël ka uzurpuar PS-në dhe shtetin, kryeministri duhet të mbajë përgjegjësi politike
  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme