Gjykata Speciale ka konfirmuar për “Gazetën Express” se përgatitja e aktgjykimit të plotë ndaj ish-krerëve të UÇK-së po zhvillohet me shpejtësi dhe kujdes të shtuar.
Zëdhënësi i Gjykatës Speciale, Michael Doyle, ka bërë të ditur se po punohet për përgatitjen e versionit të redaktuar publik të aktgjykimit, me synimin që në të të përfshihet sa më shumë informacion, duke ruajtur njëkohësisht mbrojtjen e dëshmitarëve dhe viktimave.
Sipas Doyle, koha e publikimit mund të ndikohet nga vëllimi i madh i aktgjykimit, si dhe nga procedurat përkatëse që duhet të ndiqen gjatë përgatitjes së versionit publik.