Skip to content

Lajmi I Fundit

Sizmologu: Tërmeti kishte potencial për të rrezikuar qytetarët dhe për të bërë shum…!, KUJDES nga…

Posted on February 10, 2026 By admin No Comments on Sizmologu: Tërmeti kishte potencial për të rrezikuar qytetarët dhe për të bërë shum…!, KUJDES nga…

Sizmologu Shemsi Mustafa ka bërë të ditur se një tërmet me magnitudë 4.8 sipas shkallës Rihter ka goditur sonte zonën Prizren–Shtërpcë.

Sipas Mustafës, tërmeti është regjistruar në orën 22:05 sipas kohës lokale dhe ka pasur intensitet VI ballë të shkallës Merkalit.

Ai ka njoftuar se thellësia hipoqendrore ka qenë rreth 5 kilometra, ndërsa epiqendra është lokalizuar rreth 23 kilometra në lindje të Prizrenit.

“Bazuar në Rrjetin Sizmologjik, Shërbimin Gjeologjik të Kosovës dhe Qendrën Sizmike Euro-Mediterane, territori i Kosovës është goditur nga një tërmet me magnitudë 4.8 dhe intensitet VI ballë të Merkalit” ka shkruar Mustafa.

Ai ka theksuar se tërmeti është ndier dukshëm nga qytetarët në Kosovë dhe ka pasur potencial për të rrezikuar qytetarët dhe për të shkaktuar dëme materiale, për shkak të fuqisë së tij.

Mustafa ka shtuar se ky aktivitet sizmik dëshmon se zona e Prizrenit mbetet zonë sizmogjene aktive, ashtu siç parashikohet edhe në Hartën e Rrezikut Sizmik për Kosovë.

“Këto tërmete dëshmojnë për zonën sizmogjene të Prizrenit, e cila konsiderohet zonë aktive sipas studimeve dhe llogaritjeve sizmike” ka theksuar ai.

Autoritetet relevante kanë bërë thirrje për qetësi, ndërsa situata po monitorohet për dëme eventuale materiale dhe pasoja të tjera. /Telegrafi/

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Trump: Irani dëshiron të bëjë një marrëveshje, do të ishin budallenj nëse nuk e bënin
Next Post: Ja dëmet e filmuara nga kamerat e sigurisë në momentin kur tërmeti godet vendin..(VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme