Skip to content

Lajmi I Fundit

Trump: Irani dëshiron të bëjë një marrëveshje, do të ishin budallenj nëse nuk e bënin

Posted on February 10, 2026 By admin No Comments on Trump: Irani dëshiron të bëjë një marrëveshje, do të ishin budallenj nëse nuk e bënin

Presidenti amerikan, Donald Trump përsëri tha se Irani dëshiron të arrijë një marrëveshje bërthamore, ndërsa paralajmëroi se “do të ishin budallenj nëse nuk do ta bënin”.

“Sipas jush e dini, aktualisht kemi një flotë të madhe që po shkon drejt Iranit. Do të shohim çfarë ndodh. Mendoj se ata duan të bëjnë një marrëveshje. Do të ishin budallenj nëse nuk e bënin”, tha lideri amerikan për Fox Business.

“Ne e shkatërruam fuqinë e tyre bërthamore herën e kaluar dhe do të shohim nëse do të shkatërrojmë më shumë këtë herë”, shtoi 79-vjeçari, para se të përsëriste se Irani dëshiron të bëjë një marrëveshje – por që ajo duhet të jetë një “marrëveshje e mirë”.

“Asnjë armë bërthamore, as raketa, as kjo, as ajo, të gjitha gjërat e ndryshme që dëshiron”, vazhdoi Trump, shkruan cnn.

Presidenti javën e kaluar tha se SHBA kishte pasur “bisedime shumë të mira” me Iranin, pasi delegacione nga të dy vendet morën pjesë në diskutime indirekte në Oman të premten.

Trump do të takohet me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën, ndërsa burime izraelite i thanë CNN-së se Netanyahu ka ndërmend t’i paraqesë informacione të reja mbi kapacitetet ushtarake iraniane. /Telegrafi/

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Bëhet viral reagimi i tifozit të Man United pasi kuptoi se do të vazhdojë të mbetet i paqethur (VIDEO)
Next Post: Sizmologu: Tërmeti kishte potencial për të rrezikuar qytetarët dhe për të bërë shum…!, KUJDES nga…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme