Skip to content

Lajmi I Fundit

Edi Rama bën PREMTIMIN E MADH sërish: Rritje pagash! Ja kush përfiton…

Posted on February 23, 2026 By admin No Comments on Edi Rama bën PREMTIMIN E MADH sërish: Rritje pagash! Ja kush përfiton…

Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar lajmin e mirë se 720 efektive te Policisë së Shtetit do të përfitojnë rritje page.

Rama tha se Forcat RENEA, Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Forcat e Posaçme Operacionale do të mbështeten ende më shumë për punën sfiduese dhe të vyer që bëjnë në shërbim të komuniteteve.

“Rreth 720 efektivë të Policisë së Shtetit, ata që shërbejnë në vijën e parë të përballjes me rrezikun më të lartë, do të përfitojnë rritje të mëtejshme page. Forcat RENEA, Forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Forcat e Posaçme Operacionale do të mbështeten ende më shumë për punën sfiduese dhe të vyer që bëjnë në shërbim të komuniteteve, në shërbim të atdheut tonë të përbashkët. Një inspektor në RENEA do të paguhet tanimë afro 1.600 euro,

ndërsa një drejtues në këtë strukturë do të arrijë në afro 2.300 euro. Për forcat operacionale, paga e një inspektori do të shkojë rreth 1.200 euro, ndërsa për një kryekomisar mes 1.600 dhe 1.700 euro. Bashkë me investimet serioze në teknologji, trajnim dhe pajisje, kjo rritje është një pjesë tjetër e qasjes konstante për forcimin e rendit dhe vendosjen e një raporti sa më të drejtë mes kërkesës për rezultate dhe vlerësimit sa më të përshtatshëm të këtyre rezultateve”, u shpreh Rama.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Si u bë 91-vjeçarja pronare e 390 dynym tokë në Velipojë! KUSH është KOKA që u bë “ZOT”
Next Post: Historia e pabesueshme! U shpall njeriu më i pasur i Italisë, por nuk e njeh thuajse askush

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme