Skip to content

Lajmi I Fundit

Historia e pabesueshme! U shpall njeriu më i pasur i Italisë, por nuk e njeh thuajse askush

Posted on February 23, 2026 By admin No Comments on Historia e pabesueshme! U shpall njeriu më i pasur i Italisë, por nuk e njeh thuajse askush

Andrea Pignataro është sot njeriu më i pasur në Itali, por mbetet një nga figurat më të rezervuara të financës evropiane. Sipas renditjes në kohë reale të Forbes, pasuria e tij ka arritur në 42.8 miliardë dollarë, duke lënë pas për herë të parë pas më shumë se katër vitesh Giovanni Ferrero, trashëgimtarin e perandorisë Ferrero.

I lindur në Bolonjë në vitin 1970 dhe me rezidencë në St. Moritz, Pignataro është themeluesi i Ion Group, një gjigant global në fushën e softuerëve financiarë. I diplomuar për ekonomi në Bolonjë dhe me doktoraturë në matematikë në Imperial College London, ai e nisi karrierën si broker në Salomon Brothers, përpara se në vitin 1999 të krijonte Ion, kompani e specializuar në fintech dhe automatizimin e proceseve financiare.

U shpall njeriu më i pasur i Italisë, por nuk e njeh thuajse askush

U shpall njeriu më i pasur i Italisë, por nuk e njeh thuajse askush

Sot, platformat e Ion përdoren nga banka qendrore, institucione financiare dhe korporata të mëdha ndërkombëtare. Kompania ka blerë dhjetëra biznese, përfshirë Dealogic dhe Fidessa, duke ndërtuar një perandori që operon kryesisht larg vëmendjes publike. Për këtë arsye, Pignataro shpesh quhet “Bloomberg-u italian”, në krahasim me Michael Bloomberg.

Megjithëse jeton jashtë Italisë, ai ka investuar miliarda euro në ekonominë italiane vitet e fundit, duke blerë kompani si Cerved, Cedacri dhe Prelios. Emri i tij u përfshi edhe në një hetim fiskal në Itali, i cili u mbyll në vitin 2025 pas një marrëveshjeje me autoritetet tatimore dhe arkivimit të çështjes nga gjykata.

Diskret, i apasionuar pas lundrimit me vela dhe investimeve afatgjata, Pignataro përfaqëson modelin e miliarderit modern që ndërton pasuri përmes algoritmeve dhe teknologjisë, larg dritave të skenës, por në qendër të financës globale. (A2 Televizion)

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Edi Rama bën PREMTIMIN E MADH sërish: Rritje pagash! Ja kush përfiton…
Next Post: “Do Prime në kurrizin e martesës sime”/ Selin hedh dyshime për lidhjen e Mirit, gruaja e tij e thumbon

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme