Skip to content

Lajmi I Fundit

“Do Prime në kurrizin e martesës sime”/ Selin hedh dyshime për lidhjen e Mirit, gruaja e tij e thumbon

Posted on February 23, 2026 By admin No Comments on “Do Prime në kurrizin e martesës sime”/ Selin hedh dyshime për lidhjen e Mirit, gruaja e tij e thumbon

Dinamikat e forta mes Selinës dhe Mirit në “Big Brother VIP Albania” kanë kaluar në një tjetër nivel. Së fundmi, Selin ka zgjedhur të rihapë debatin duke e goditur Mirin në një pikë shumë delikate: jetën e tij private. Gjatë bisedave në shtëpi, ajo ngriti dyshime të forta duke u shprehur hapur: “Mua më ka shkuar mendja që Miri jashtë me partneren e tij nuk ka një marrëdhënie korrekte.”

Pavarësisht se Miri ka theksuar vazhdimisht se e sheh Selinën “si vajzën e tij” dhe raporti i tyre është vetëm miqësor, ajo nuk është tërhequr nga aludimet e saj.

Por nëse Selin mendoi se kjo deklaratë do të kalonte pa u vënë re, e kishte shumë gabim!

Ka qenë vetë bashkëshortja e Mirit ajo që ka thyer heshtjen me një reagim plot ironi në rrjetet sociale, duke i mbyllur gojën banores.

Përmes një videoje ku shfaqet mjaft e qetë dhe e kuruar, ajo ka goditur drejtpërdrejt strategjinë e Selinës duke shkruar: “POV: Ti do me kap Prime-in ne kurrizin e marteses sime”.

Për t’i treguar banores se martesës së saj nuk i bëjnë përshtypje këto fjalë, ajo ka theksuar forcën e lidhjes së saj të gjatë duke e “thumbuar” me një emoji gjarpri: “…POR… UNE kapa zemrën e burrit tim para nje dekade 🐍”.

Dhe për t’i dhënë fund çdo pikëpyetjeje për raportin e tyre, videoja mbyllet me një dedikim romantik për artistin që ndodhet i izoluar brenda shtëpisë: “Te dua per gjithmonë 💖 Schatzi im”.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Historia e pabesueshme! U shpall njeriu më i pasur i Italisë, por nuk e njeh thuajse askush
Next Post: Ja pamjet e Arrestimit të ish-zëvendëskryeministrit shqiptar, iu vunë prangat në pikën kufitare..(VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme