Skip to content

Lajmi I Fundit

Garda Revolucionare e Iranit: Kemi sulmuar zyrën e Netanyahut, nuk dihet fati i tij

Posted on March 2, 2026 By admin No Comments on Garda Revolucionare e Iranit: Kemi sulmuar zyrën e Netanyahut, nuk dihet fati i tij

Forcat e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit kanë kryer një sulm raketor ndaj objektivave institucionale izraelite, përfshirë zyrën e Kryeministrit Benjamin Netanyahu dhe selinë e komandës së Forcave Ajrore të Izraelit, duke e përshkruar veprimin si “të papritur” dhe “të synuar me kujdes”.
Në një deklaratë të raportuar nga agjencia iraniane Tasnim, Garda Revolucionare Islamike thotë:

“Zyra e Kryeministrit të regjimit sionist dhe selia e komandantit të Forcave Ajrore janë sulmuar dhe goditur rëndë nga forcat e armatosura të Republikës Islamike në sulme të synuara dhe të papritura me raketa.”

Sipas të njëjtës deklaratë, mbijetesa e Netanyahu-t mbetet “e pasigurt” dhe nuk dihet fati i tij.

Autoritetet izraelite deri tani nuk kanë konfirmuar publikisht nëse zyra e Netanyahu-t ose komanda kryesore e Forcave Ajrore janë goditur.

Kujtojmë që në sulmin e koordinuar mes SHBA dhe Izraelit më 28 shkurt u vra lideri suprem i Iranit, Ali Khamenei.

Screenshot_7 

Lajmi i pasqyruar në agjencine iraniane Tasnim

Përveç agjencisë së lajmeve të Iranit, lajmi u përcoll edhe nga mediat e huaja ndërkombëtare.

Screenshot_9 

Titulli i medias italiane “TgCom24”

Screenshot_8 

Lajmi i raportuar ne median italiane “TgCom24”

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Djali dhunoi nënën dhe më pas u vetëmbyt, mikesha e familjes jep DETAJET: Ende se di për të birin, është në…
Next Post: E thonë troç! Irani në plan kampin e Muxhahedinëve në Manëz (ARTIKULLI)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme