Skip to content

Lajmi I Fundit

Djali dhunoi nënën dhe më pas u vetëmbyt, mikesha e familjes jep DETAJET: Ende se di për të birin, është në…

Posted on March 2, 2026 By admin No Comments on Djali dhunoi nënën dhe më pas u vetëmbyt, mikesha e familjes jep DETAJET: Ende se di për të birin, është në…

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në Itali. Rreth mesditës së 22 shkurtit, ku është gjetur trupi i pajetë i 20-vjeçarit Riccardo Merkuri, i cili një ditë më parë ishte hedhur në ujërat e portit të Civitanova Marche. Sipas autoriteteve, gjithçka ndodhi pas një episodi të rëndë dhune në banesën e familjes, ku 20-vjeçari kishte ushtruar dhunë brutale ndaj nënës së tij Albana Kastrioti, duke e goditur me grushte në fytyrë. Si pasojë e dhunës, 53-vjeçarja pësoi frakturë të nofullës dhe u gjet e shtrirë në dysheme, e gjakosur dhe pa ndjenja, pas britmave që alarmuan fqinjët rreth orës 21:00.

Në momentin e ngjarjes, bashkëshorti i saj, Mario Merkuri, ndodhej jashtë banesës. Pas sulmit, i riu u largua me automjetin e tij, duke lënë celularin në shtëpi, dhe u drejtua për në Civitanova Marche. Automjeti u gjet pranë hyrjes së portit. Pamjet e kamerave të sigurisë e kanë filmuar fillimisht në hyrje të portit dhe më pas në momentin kur hidhej në det. Një regjistrim tjetër e tregon duke dalë sërish në sipërfaqe dhe duke u hedhur përsëri, pa u rishfaqur më. Operacioni i kërkimit u zhvillua nga zjarrfikësit, palombarët e Teramo, Garda Bregdetare dhe karabinierët. Trupi i pajetë u gjet një ditë më pas.

Aktualisht, Albana Kastriot ndodhet e shtruar në spitalin e Maceratës në gjendje të rëndë, nën kujdes intensiv. Familja, me origjinë shqiptare dhe prej më shumë se 20 vitesh në Itali, njihet mirë në komunitetin e Pollenzës. Për këtë ngjarje të rëndë flet në studion e emisionit me “Zemër të Hapur” mikesha e familjes, e cila rrëfen detaje dhe gjendjen e rënduar të nënës. Ajo tregoi se nëna nuk di asgjë mbi fatin tragjik të të birit, pasi ndodhet në koma.

“Ishim të gjithë në varrim. Kisha ishte plot e përlotë. Kam ndenjur për orë të tëra pranë vajzës, pasi qante. Do të ishte më bukur sikur intervistën ta kishit bërë me të rinj shqiptarë. Kam sjell 47 studentë nga Kosova dhe Shqipëria me bursë në Itali. Mikesha ime është në koma, pasi e kanë bërë operim. Nuk e di akoma që i biri nuk është më. Janë dy djem. Nuk e di se çfarë ka ndodhur. Aty ishte e ëma dhe i biri. Ajo fatkeqësisht shpëtoi. Kush ka fëmijë, nuk shkon gjithçka vaj. Ose do ketë qenë ndonjë incident, do ketë shtyrë të ëmën. Nuk e di se çfarë ka ndodhur.

Imagjino kur morën vesh se Riccardo kishte ikur nga shtëpia dhe policia kishte gjetur makinën në port, një grup të rinjsh shkuan atje me shpresën se mos e gjenin. Menduan se ishte fshehur. Telekamerat e kanë regjistruar se ai është hedhur, jo një herë, por për dy. Të gjitha mediat thonin; ai ishte i dhunshëm. Ai nuk kishte qenë i dhunshëm. Ish-e dashura e tij foli në kishë me fjalë shumë të mira. Kishin pasur një lidhje 2-vjeçare, problemet e tyre. Me rininë duhet të flasim, t’i qëndrojmë afër më shumë. Jo të presim momentin e fundit kur ndodh tragjedia. Të gjithë jemi fajtorë, edhe mënyra se si e gjykojmë. Mos të arrijmë deri aty sa të masakrohemi!”, e mbyll rrëfimin e saj mikesha e familjes.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Irani raportoi se është goditur baza e Netanyahut dhe mund të kishte vdekur, vjen reagimi nga Izraeli
Next Post: Garda Revolucionare e Iranit: Kemi sulmuar zyrën e Netanyahut, nuk dihet fati i tij

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme