Skip to content

Lajmi I Fundit

Mesazhi i papritur në BBVA nga daja i Brikenës, ja si e priti Mateo (VIDEO)

Posted on April 3, 2026 By admin No Comments on Mesazhi i papritur në BBVA nga daja i Brikenës, ja si e priti Mateo (VIDEO)

Një moment i bukur dhe emocionues është regjistruar ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, ku një surprizë e papritur ka mbërritur nga ajri për Brikenën.

Teksa banorët po qëndronin në oborr, një dron ka sjellë një mesazh mbështetës nga daja i saj, Gëzimi, i cili ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për t’i treguar mbesës së tij se e ndjekin dhe e mbështesin.

Ajo që mori vëmendjen e të gjithëve ishte fakti se mesazhi nuk i drejtohej vetëm Brikenës, por përfshinte edhe Mateon, duke lënë të kuptohet qartë se familja e miraton raportin e tyre të krijuar brenda shtëpisë.

“Do e pimë kafen me Mateon…”, shkruhej ndër të tjera në banderolën e ardhur nga ajri, një detaj që e lumturoi pa masë Brikenën, por që u prit me po aq entuziazëm edhe nga partneri i saj në lojë.

I emocionuar dhe i surprizuar nga ky gjest dashamirës i dajës së Brikenës, Mateo ka reaguar menjëherë duke folur përpara kamerave për t’i kthyer përgjigje.

“Falënderojmë daja Gëzimin për suportin. Ke bërë gjënë më të mirë në botë. E ke bërë Brikenën të ndjehet shumë mirë. Do takohemi kur të vij unë në Kosovë”, tha Mateo.

https://freeseoreview.net/wp-content/uploads/2026/04/SaveClip.App_AQOPZj0yOtuRO1DY9zG2Pe_eoYkcPevfFubgu4U9FguxQfRB16RWeOLqP3jq3qaVROLf8PnBQ-rAjZEKakeoJBkacDXUwWZ6C_tpKNM.mp4
Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Shtrenjtohet edhe më shumë nafta në vend, del vendimi i Bordit të Transparencës
Next Post: Gazetarja Aida Shtino humb gjyqin me TV Klan, ja shuma e pabesueshme që duhet të duhet të paguajë..!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme