Skip to content

Lajmi I Fundit

Gazetarja Aida Shtino humb gjyqin me TV Klan, ja shuma e pabesueshme që duhet të duhet të paguajë..!

Posted on April 3, 2026 By admin No Comments on Gazetarja Aida Shtino humb gjyqin me TV Klan, ja shuma e pabesueshme që duhet të duhet të paguajë..!

Shoqëria “TV KLAN” ka fituar përfundimisht pas më shumë se një dekade betejën gjyqësore me gazetaren Aida Shtino, pasi Gjykata e Lartë ka vendosur të mos pranojë rekursin e saj, duke lënë në fuqi vendimet e dy shkallëve më të ulëta që e detyrojnë të paguajë faturat e telefonit celular të përdorur pas largimit nga puna në vlerën e 8.4 milion lekë apo afërsisht 8.600 euro.

Padia është ngritur nga “TV KLAN” SHA, e cila kërkoi detyrimin e ish-punonjëses për të shlyer një shumë prej 841,869.53 lekësh, e krijuar nga përdorimi i një numri telefoni celular që i ishte vënë në dispozicion gjatë kohës që drejtonte emisionin “Njerëz të humbur”.

Sipas vendimit, detyrimi financiar lidhet me periudhën gusht 2011 – tetor 2012, kohë gjatë së cilës gazetarja vijoi të përdorte numrin edhe pas përfundimit të marrëdhënies së punës, pa shlyer faturat përkatëse. Këto detyrime u paguan nga vetë televizioni ndaj operatorit celular.

Shkalla e parë
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë pranoi padinë dhe detyroi të paditurën të paguajë shumën e plotë. Sipas arsyetimit, u provua se numri i telefonit ishte përdorur nga gazetarja edhe pas largimit nga puna dhe se faturat, ndonëse duhej të paguheshin prej saj, ishin likuiduar nga “TV KLAN”. Gjykata e cilësoi çështjen si kthim i një shume të paguar padrejtësisht nga paditësi.

Gjykata e Apelit Tiranë la në fuqi vendimin, duke arsyetuar se mes palëve kishte ekzistuar një marrëveshje, edhe pse jo me shkrim, që gazetarja do të vijonte përdorimin e numrit duke paguar vetë shpenzimet. Sipas Apelit, përdorimi i vazhdueshëm i numrit dhe mungesa e pagesave krijuan një detyrim civil, i cili nuk u përmbush nga e paditura.

Gjykata e Lartë
Në fund, Gjykata e Lartë vendosi mospranimin e rekursit, duke vlerësuar se pretendimet e paraqitura nuk përmbanin shkaqe ligjore për shqyrtim. Sipas Kolegjit Civil, argumentet e gazetares lidhen me rivlerësim provash, çka nuk është kompetencë e kësaj gjykate.

Për rrjedhojë, vendimet e mëparshme mbeten në fuqi dhe gazetarja detyrohet të paguajë shumën prej mbi 840 mijë lekësh për faturat e papaguara të telefonit./Marrë nga Weblajm.com

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Mesazhi i papritur në BBVA nga daja i Brikenës, ja si e priti Mateo (VIDEO)
Next Post: E fundit! Nuk kishte shumë që kishte vdekur, hajdutët i hapin varrin në Lezhë, por ajo çfarë gjejnë i trondit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme