Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, deklaroi në një intervistë për Fox News se beson se një marrëveshje me Iran mund të arrihet brenda një afati shumë të shkurtër, madje “deri nesër”.
Sipas gazetarit Trey Yingst, Trump theksoi nevojën për një zgjidhje të shpejtë diplomatike, por paralajmëroi pasoja serioze në rast se negociatat dështojnë. Ai përdori një ton të ashpër, duke deklaruar se nëse nuk arrihet marrëveshja, mund të ndërmarrë masa drastike, përfshirë kontrollin e burimeve të naftës.
“Nëse Irani nuk arrin një marrëveshje shpejt, po mendoj ta hedh në erë gjithçka dhe të marr kontrollin e naftës.”, thuhet të jetë shprehur Trump.
Trump on Iran:
I think I will be able to get a deal by tomorrow. pic.twitter.com/FxhwNKxWXD
— Clash Report (@clashreport) April 5, 2026
Gjithashtu, Trump pretendoi se Shtetet e Bashkuara kanë dërguar armë për protestuesit në Iran përmes rrjeteve kurde, pa dhënë detaje të mëtejshme mbi këtë operacion të supozuar.
BREAKING: Trump:
If Iran doesn’t make a deal fast, I am considering blowing everything up and taking over the oil.
Source: Fox News pic.twitter.com/zsNNtrEykQ
— Clash Report (@clashreport) April 5, 2026