Skip to content

Lajmi I Fundit

Terror pranë Shtëpisë së Bardhë, të shtëna me armë zjarri, Donald Trump ndodhej brenda

Posted on April 5, 2026April 5, 2026 By admin No Comments on Terror pranë Shtëpisë së Bardhë, të shtëna me armë zjarri, Donald Trump ndodhej brenda

Të shtëna me armë zjarri janë raportuar shumë pranë Shtëpisë së Bardhë në orët e natës, duke vënë në lëvizje menjëherë autoritetet amerikane.

Sipas raportimeve të mediave të huaja, Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara ka nisur një hetim për incidentin e ndodhur pranë Parkut Lafayette, zonë që ndodhet përballë rezidencës presidenciale.

Sipas burimeve zyrtare, nuk janë raportuar persona të lënduar, ndërsa pas një kontrolli të imtësishëm në park dhe në zonën përreth, autoritetet nuk kanë arritur të identifikojnë asnjë të dyshuar. Agjencia bëri të ditur përmes një njoftimi online se kontrollet janë zhvilluar menjëherë pas mesnatës.

Mediat ndërkombëtare, përfshirë “The Guardian”, raportojnë se në momentin e incidentit, presidenti Donald Trump ndodhej në Shtëpinë e Bardhë, ku po kalonte fundjavën. Nga ana e rezidencës presidenciale nuk pati një reagim të menjëhershëm lidhur me ngjarjen.

Megjithatë, autoritetet theksuan se operacionet në Shtëpinë e Bardhë kanë vijuar normalisht, ndërsa masat e sigurisë në zonë janë shtuar ndjeshëm si masë paraprake.

Parku Lafayette, ku u raportuan të shtënat, ka qenë i rrethuar me gardh prej disa javësh për shkak të punimeve rinovuese.

Shërbimi Sekret bëri të ditur se po bashkëpunon ngushtë me Policinë e Distriktit të Kolumbias dhe Policinë e Parkut të SHBA-së për të zbardhur plotësisht rrethanat e incidentit.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Arjan Konomi tregon pse nuk është martuar: Nuk dua të fus një njeri në shtëpi që të më marrë..!
Next Post: Marrëveshja me Iran e mundur deri nesër, Turmp paralajmëron nëse dështon: Po mendoj ta hedh në erë të gjithë..!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme