Skip to content

Lajmi I Fundit

Pitbulli sulmoi vajzën 4-vjeçare, publikohn pamjet e ngjarjes së rëndë në Vlorë (VIDEO)

Posted on April 9, 2026 By admin No Comments on Pitbulli sulmoi vajzën 4-vjeçare, publikohn pamjet e ngjarjes së rëndë në Vlorë (VIDEO)

Publikohen pamjet e ngjarjes së rëndë të ndodhur në zonën e Lungomares në Vlorë, ku një qen i racës pitbull sulmoi një vajzë 4-vjeçare, duke i shkaktuar plagë në kokë.

Videoja e kapur nga kamerat e sigurisë të bizneseve pranë vendit të ngjarjes tregon momentin kur qeni lëviz i lirë në zonë dhe më pas sulmon papritur të miturën, e cila ndodhej nën shoqërinë e gjyshes së saj.

Në pamje shihet se gjithçka ndodh brenda pak sekondash, ndërsa të pranishmit reagojnë menjëherë për të ndërhyrë dhe për të larguar kafshën nga vajza e vogël. Falë ndërhyrjes së qytetarëve është bërë e mundur shkëputja e qenit dhe shmangia e pasojave edhe më të rënda.

https://www.cdnimpuls.com/video/69d7ff5950768.mp4

Si pasojë e sulmit, 4-vjeçarja ka pësuar dëmtime në pjesën e kokës dhe është transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se qeni dyshohet të jetë pa pronar dhe lëvizte i lirë në zonë. Pas incidentit, kafsha është mbajtur e lidhur dhe pritet të merret në administrim nga autoritetet përkatëse për t’u dërguar në një qendër të posaçme për trajtimin e kafshëve.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Lëvizje të dyshimta në ujërat e Detit të Veriut/ Zbulohen tre nëndetëse ruse pranë infrastrukturës kritike britanike
Next Post: Vrau efektivin e “Shqiponjave”, Apeli shpëton nga burgu përjetë Azgan Mërnicën, Ja sa pritet të dënohet..!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme