Gjykata e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm ka ndryshuar vendimin për Azgan Mërnicën, duke e dënuar me 35 vite burg për vrasjen e punonjësit të policisë Novruz Cenalia, ngjarje e ndodhur në maj të vitit 2024 në Fier.
Apeli rrëzoi vendimin e mëparshëm të Gjykatës së Fierit, e cila më 30 korrik 2025 e kishte dënuar 24-vjeçarin me burgim të përjetshëm. Me vendimin e ri, dënimi është ulur në 35 vite heqje lirie.
Krimi ndodhi më 13 maj 2024 në fshatin Baltëz të Fierit. Sipas hetimeve, Mërnica dhe efektivi i forcave “Shqiponja”, Novruz Cenalia, u përballën në aksin rrugor që lidh fshatrat Baltëz dhe Dermenas.
Në momentin e ngjarjes, Mërnica po udhëtonte me automjet së bashku me të ëmën. Polici i kërkoi të ulte shpejtësinë, pasi rruga kalon në zonë të banuar.
Sipas dosjes hetimore, Mërnica ndaloi automjetin dhe doli me armë zjarri në dorë, duke ia drejtuar efektivit 29-vjeçar. Ai qëlloi tre herë në drejtim të tij, duke e lënë të vdekur në vend.
I pandehuri Azgan Mërnica akuzohet për disa vepra penale, përfshirë: “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe municionit”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”