Skip to content

Lajmi I Fundit

“Viktima shkoi te ullishtja, u vra me çifte nga krushku”/ Lala zbardh detajet nga vrasja në Nikël

Posted on April 11, 2026 By admin No Comments on “Viktima shkoi te ullishtja, u vra me çifte nga krushku”/ Lala zbardh detajet nga vrasja në Nikël

Gazetarja Klodiana Lala në një intervistë në një studio televizive, tregoi detaje nga vrasja që tronditi dje Niklën në Fushë-Krujë.

Ajo tha se Artur Çangu dyshohet se është vrarë nga Artur Çangu. Sipas policisë, motivet ngelen ende mister.

“Pati një ngjarje të rëndë të premten pasdite në Nikël të Fushë-Krujës. Që nga ngjarja e ndodur te rrethrrotullimi i Rinasit, s’kishim parë një ngjarje tjetër kaq të rëndë. Fillimisht u tha se fëmijët e Artur Çangut ishin konfliktuar me autorin e dyshuar, Eduart Afmatajn.

Por u konfirmua se ata nuk kishin pasur asnjë konflikt. Se çfarë ka ndodhur mes tyre, në një zonë ku nuk ka kamera dhe as dëshmitarë, mbetet për t’u sqaruar.

Duket si vrasje për motive të dobëta. Nëse është kështu, është shumë e rëndë. Çangu kishte dalë nga banesa për të shkuar te ullishtja e tij. Ai është vrarë me armë, çifte. Mbetet për t’u sqaruar dinamika, pasi është zonë e papopulluar.

Pjesa që dua të ndalem është se jo çdo konflikt zgjidhet me armë, por duhet t’i drejtohen institucionet. Kjo do të sjellë konflikt të ashpër mes dy familjeve, një krushqi të prishur.”, tha ai.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Irani nuk i zë besë Trumpit, blindon hyrjet në centralin bërthamor!
Next Post: Edi “thërret” Ivankën në Vlorë ta shpëtojë nga dosjet e SPAK, historia e një blofi mediatik kryeministror

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme