Skip to content

Lajmi I Fundit

Irani nuk i zë besë Trumpit, blindon hyrjet në centralin bërthamor!

Posted on April 11, 2026 By admin No Comments on Irani nuk i zë besë Trumpit, blindon hyrjet në centralin bërthamor!

Irani ka nisur të vendosë barrikada përpara hyrjeve të objektit bërthamor nëntokësor në Isfahan, një përpjekje kjo për të penguar çdo ndërhyrje të mundshme ndaj rezervave të uraniumit të pasuruar, sipas një raporti të publikuar nga Instituti për Shkencë dhe Siguri Ndërkombëtare.

Analiza bazohet në imazhe satelitore me rezolucion të lartë të kapura së fundmi, të cilat tregojnë ndërtimin e postblloqeve të reja pranë tre hyrjeve kryesore të objektit. Këto përfshijnë berma dheu, grumbuj rrënojash dhe struktura që i ngjajnë gardheve.

Sipas institutit, barrikadat janë vendosur pas 18 marsit, pasi në imazhet e asaj date nuk vërehen masa të tilla. Hyrjet e tuneleve, që çojnë në strukturat nëntokësore ku dyshohet se ruhet pjesa më e madhe e uraniumit të pasuruar, janë mbuluar me dhe dhe nuk ka shenja të rivendosjes së aksesit.

Raporti thekson se të gjitha rrugët kryesore drejt hyrjeve janë bllokuar. Në hyrjen jugore janë identifikuar dy barrikada dhe prani automjetesh, çka sugjeron monitorim të vazhdueshëm. Hyrja qendrore paraqitet më e fortifikuar, me disa shtresa pengesash dhe një zonë të rrethuar me gardh.

Edhe hyrja veriore është e bllokuar me grumbuj të mëdhenj dheu dhe rrënojash, ndërsa portat ekzistuese janë të mbyllura.

Instituti vlerëson se këto masa synojnë të ngadalësojnë çdo përpjekje për hyrje në objekt dhe ta bëjnë më kompleks një operacion të mundshëm për marrjen e materialeve bërthamore. Megjithëse pengesat mund të hiqen me pajisje të posaçme, kjo do të kërkonte kohë shtesë për të depërtuar në objekt.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Balluku: Qeveria ka sjellë stabilitet politik, kundërshtarët krijojnë destabilitet të inskenuar
Next Post: “Viktima shkoi te ullishtja, u vra me çifte nga krushku”/ Lala zbardh detajet nga vrasja në Nikël

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme