Skip to content

Lajmi I Fundit

“Humba finalen, por fitova diçka tjetër që …!”/ Brikena reagon për herë të parë pas daljes nga BBV

Posted on April 14, 2026 By admin No Comments on “Humba finalen, por fitova diçka tjetër që …!”/ Brikena reagon për herë të parë pas daljes nga BBV

Brikena ka reaguar për herë të parë pas daljes së saj nga shtëpia e Big Brother VIP.

E ftuar mbrëmjen e sotme në ‘Fan Club’, ish-banorja e Big Brother VIP është shprehur se pas daljes nga shtëpia, ka pasur mundësi të komunikojë edhe me familjarët e Mateos, me të cilin nisi një raport dashurie ndërsa ishte pjesë e reality show-t.

Ajo shtoi gjithashtu se familja e saj ka qenë shumë mbështetëse për raportin e saj me Mateon.

“Që kur kam dalë, kam marrë shumë dashuri nga publiku dhe familja. Nuk më besohet që kam dalë. Të them të drejtën, para se të hyja brenda nuk e dija që do dilja çift nga ky program. Për mua ka qenë një rrugëtim shumë i paparashikueshëm dhe me shumë emocione. Unë nuk dola e humbur nga ai program, përkundrazi, fitova dashurinë. Kur dola, kuptova që ndoshta nuk e kam merituar finalen, por mbështetjen që më ka dhënë publiku e kam merituar dhe do të doja të isha në finale.

Raporti ynë ka pasur shumë ulje-ngritje, por çdo gjë ka qenë shumë spontane. Ai ka qenë shumë rezistent ndaj këtij raporti. Familja ime e do shumë Mateon dhe mezi presin ta takojnë.

Kur dola, përshëndeta familjarët e Mateos, fola edhe me motrën e tij. Janë një familje shumë e mirë dhe mezi pres t’i takoj”, u shpreh Brikena.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Monedhat e huaja në rënie, mësoni me sa shiten dhe blihen euro dhe paundi sot
Next Post: Rezultoi pozitive ndaj testit të drogës, reagon aktorja e famshme turke: Është një shpifje pasi duan që…!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme