Skip to content

Lajmi I Fundit

“S’është më e njëjta”, Trump shpërthen ndaj Melonit: E mendoja të guximshme, por u gabova!

Posted on April 15, 2026 By admin No Comments on “S’është më e njëjta”, Trump shpërthen ndaj Melonit: E mendoja të guximshme, por u gabova!

Donald Trump kritikoi ashpër kryeministren italiane…

Presidenti amerikan, Donald Trump ka shprehur hapur zhgënjimin e tij me kryeministren italiane Giorgia Meloni. Në një intervistë për “Corriere della Sera”, Trump tha se e mendonte Melonin si lidere të guximshme, por koha e tregoi se ai gabohej.

Para se gazetari italian të niste intervistën, Trump shpërtheu nga ana tjetër e telefonit me një sërë pytjesh lidhur me perceptimin e qytetarëve italianë lidhur me situatën në Iran dhe mungesën e veprimeve nga ana e Melonit

“A u pëlqen italianëve fakti që kryeministrja juaj nuk po na jep asnjë ndihmë për të siguruar naftë? A u pëlqen njerëzve ajo? Nuk mund ta imagjinoj. Jam i shokuar prej saj. Mendova se ishte e guximshme, por gabohesha”, tha Donald Trump në një telefonatë me Corriere della Sera.

I pyetur nga media italiane nesë kishte folur me Melonin lidhur me këto, Trump u shpreh se ajo i kishte thënë se Italia nuk dëshiron të përfshihet, pavarësisht se nafta e saj kalon pikërisht nga Ngushtica e Hormuzit.

“Jo. Ajo thjesht thotë se Italia nuk dëshiron të përfshihet. Edhe pse Italia e merr naftën nga atje, edhe pse Amerika është shumë e rëndësishme për Italinë, ajo nuk mendon se Italia duhet të përfshihet. Ajo mendon se Amerika duhet ta bëjë punën për të”, tha Trump.

Sa i takon përplasjes me Papën dhe deklaratës së Giorgia Melonit se fjalët e Trumpit ishin të papranueshem, presidenti i SHBA-ve tha se Meloni ishte gabim në këtë histori. Sipas Trumpit, Melonit nuk i intereson nëse Irani ka armë bërthamore dhe se nëse do t’i jepej mundësia mund ta shfaroste Italinë.

“Është ajo që është e papranueshme, sepse nuk i intereson nëse Irani ka një armë bërthamore dhe do ta hidhte në erë Italinë brenda dy minutash nëse do të kishte mundësi”, tha presidenti amerikan më tej.

I pyetur sërish nëse kishte pasur kontakte me Melonin për këto ankesa, Trump shtoi se kishte një kohë të gjatë që nuk fliste me kryeministren italaine.

Pje

“Jo…! Jo, nuk kemi folur për një kohë të gjatë. Sepse ajo nuk do të na ndihmojë me NATO-n, nuk do të na ndihmojë të heqim dorë nga armët bërthamore. Është shumë ndryshe nga sa mendoja unë”, theksoi Trump.

Në një intervistë që zgjati vetëm gjashtë minuta, ‘Corriere della Sera’ tha se Donald Trump kritikoi ashpër kryeministren italiane, duke thënë se ajo nuk është më i njëjti person.

“Ajo nuk është më i njëjti person dhe Italia nuk do të jetë më kurrë i njëjti vend. Imigracioni po e vret Italinë dhe të gjithë Evropën”, tha Trump.

Trump përsëriti gjithashtu se Evropa po shkatërron veten nga brenda me politikat e saj të imigracionit dhe energjisë.

“Ata paguajnë kostot më të larta të energjisë në botë dhe as nuk janë të përgatitur të luftojnë për Ngushticën e Hormuzit, nga ku e marrin atë. Ata varen nga Donald Trump për ta mbajtur atë të hapur”, tha Trump.

Kur u pyet nëse i kishte kërkuar Italisë të përdorte minahedhës, presidenti amerikan tha se u kishte kërkuar të ndihmonin me çfarë të munden por dështuan, pasi sipas tij, NATO është një tigër prej letre.

“U kërkova të dërgonin çfarë të donin, por ata nuk duan sepse NATO është një tigër letre” tha presidenti amerikan.

Lidhur me Papa Leon dhe thirrjen e tij për paqe, Trump theksoi se Papa nuk e kupton që Irani përbën një kërcënim bërthamor.

“Ai nuk e kupton dhe nuk duhet të flasë për luftë, sepse nuk ka idenë se çfarë po ndodh. Ai nuk e kupton që 42,000 protestues u vranë në Iran muajin e kaluar”, theksoi Trump.

I pyetur nëse ishte i zhgënjyer nga humbja e Orbanit, ai tha se e kishte mik dhe se ndryshe nga Meloni ai ka bërë një punë të mirë për të mbrojtur interesat e vendit të tij.

“Ai ishte një mik i imi. Nuk ishte zgjedhja ime, por ishte miku im, një njeri i mirë. Ai bëri një punë të mirë me imigracionin. Ai nuk i la njerëzit të vinin dhe ta shkatërronin vendin e tij siç bëri Italia”, përfundoi Trump.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Tension mes ministrit të Jashtëm kinez dhe Netanyahut, video bën xhiron e rrjetit! (VIDEO)
Next Post: U gjet pa ndjenja në sheshin Argostoli/ Vdekja e një 19-vjeçareje në Greqi, arrestohet një shqiptar, kjo është arsyeja..!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme