Një video që po qarkullon në rrjetet sociale ka sjellë në vëmendje marrëdhëniet në tension midis Kinës dhe Izraelit. Në pamje shfaqet një moment komunikimi i ngarkuar me gjeste mes ministrit të Jashtëm kinez, Wang Yi, dhe kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu.
Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, episodi ka ndodhur gjatë një konference për media, ku Ëang Yi reagoi në mënyrë të dukshme ndaj një njoftimi që lidhej me Netanyahu-n. Gjestet dhe qëndrimi i tij janë interpretuar si shenjë e pakënaqësisë diplomatike.
Videoja është bërë virale dhe ka nxitur diskutime mbi përkeqësimin e marrëdhënieve mes dy vendeve. Analistët e politikës së jashtme e shohin këtë incident si reflektim të dallimeve në qëndrime dhe interesave në zhvillim në arenën ndërkombëtare.
Megjithatë, deri më tani nuk ka një reagim zyrtar të detajuar nga palët për të sqaruar kontekstin e plotë të ngjarjes.
Wang Yi'nin Benjamin Netanyahu'yu azarladığı tarihi an viral oldu. pic.twitter.com/oBo1ptxHbr
— Ysf (@Ysf34A) April 12, 2026