Në studion e emisionit “Drejt” ishte e ftuar analistja Arsejda Gjyli, e cila analizoi situatën aktuale të protestave të opozitës dhe ndikimin e tyre në skenën politike.
Sipas saj, aksioni opozitar po përballet me mungesë të qartë drejtimi dhe nuk po arrin të prodhojë efekt konkret.
Protesta po përdoret më shumë si mjet presioni sesa si një instrument që sjell ndryshim real politik.
“Protesta nuk mbart një plan të qartë dhe një strategji se ku çon aksioni politik. Përdoret si presion, por nuk jep impakt real për rrëzimin apo marrjen e pushtetit.”-tha Gjyli.
Ajo vë në dukje se përsëritja e të njëjtit format dhe e të njëjtave figura ka sjellë lodhje të dukshme, jo vetëm te organizatorët, por edhe te qytetarët.
“Më duken të ezauruar, të lodhur, të konsumuar. Protesta është e shterur dhe nuk prodhon më energji që të frymëzojë publikun.”-shtoi ajo.
Në këtë situatë, sipas analizës, problemi nuk lidhet vetëm me pjesëmarrjen, por me mungesën e besimit dhe të mesazhit.
Protestat po hyjnë në një cikël përsëritjeje, ku nuk po arrijnë të sjellin zhvillim të ri apo të zgjojnë mbështetje më të gjerë.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “DREJT” NË ORA NEWS: