Skip to content

Lajmi I Fundit

“Protesta pa plan të qartë”/ Gjyli: Përdoret si presion, por nuk jep impakt real për rrëzimin e pushtetit (VIDEO)

Posted on April 20, 2026 By admin No Comments on “Protesta pa plan të qartë”/ Gjyli: Përdoret si presion, por nuk jep impakt real për rrëzimin e pushtetit (VIDEO)

Në studion e emisionit “Drejt” ishte e ftuar analistja Arsejda Gjyli, e cila analizoi situatën aktuale të protestave të opozitës dhe ndikimin e tyre në skenën politike.

Sipas saj, aksioni opozitar po përballet me mungesë të qartë drejtimi dhe nuk po arrin të prodhojë efekt konkret.

Protesta po përdoret më shumë si mjet presioni sesa si një instrument që sjell ndryshim real politik.

“Protesta nuk mbart një plan të qartë dhe një strategji se ku çon aksioni politik. Përdoret si presion, por nuk jep impakt real për rrëzimin apo marrjen e pushtetit.”-tha Gjyli.

Ajo vë në dukje se përsëritja e të njëjtit format dhe e të njëjtave figura ka sjellë lodhje të dukshme, jo vetëm te organizatorët, por edhe te qytetarët.

“Më duken të ezauruar, të lodhur, të konsumuar. Protesta është e shterur dhe nuk prodhon më energji që të frymëzojë publikun.”-shtoi ajo.

Në këtë situatë, sipas analizës, problemi nuk lidhet vetëm me pjesëmarrjen, por me mungesën e besimit dhe të mesazhit.

Protestat po hyjnë në një cikël përsëritjeje, ku nuk po arrijnë të sjellin zhvillim të ri apo të zgjojnë mbështetje më të gjerë.

NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “DREJT” NË ORA NEWS:

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Kthesë e papritur e motit! Porja: Ulen temperaturat dhe rikthehen reshjet, ja kur vjen vera e vërtetë (VIDEO)
Next Post: Indri shkaktar për ndarjen nga i dashuri? Vanesa flet për marrrëdhënien me fermerin: Dua t’i …! (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme