Skip to content

Lajmi I Fundit

Mojtaba Khamenei i shpërfytyruar/ Protezë dhe operacione plastike, mjekët “luftë” për ta rinxjerrë në publik LIDERIN Suprem

Posted on April 23, 2026 By admin No Comments on Mojtaba Khamenei i shpërfytyruar/ Protezë dhe operacione plastike, mjekët “luftë” për ta rinxjerrë në publik LIDERIN Suprem

Burime nga Irani citojnë se Khamenei i është nënshtruar disa ndërhyrjeve kirurgjikale, përfshirë një operacion në dorë dhe tre ndërhyrje në këmbë. Ai pritet të pajiset me një protezë. Po ashtu, ai ka pësuar djegie të rënda në fytyrë dhe buzë, të cilat kanë ndikuar në aftësinë e tij për të komunikuar dhe mund të kërkojnë ndërhyrje plastike.

Presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian, me profesion kirurg kardiak ka marrë përsipër trajtimin mjekësor të Udhëheqësit Suprem Mojtaba Khamenei, i cili thuhet se ka mbetur i plagosur gjatë sulmeve ajrore të 28 shkurtit. Lajmi raportohet nga New York Times. Megjithëse ende nuk ka konfirmim zyrtar për fatin e Khameneit.

Sipas raportimit, në procesin e trajtimit është i angazhuar edhe Ministri iranian i Shëndetësisë. Ndërkohë, transmetuesi Al Arabiya bën të ditur se kontaktet me Khamenein janë kufizuar ndjeshëm dhe realizohen kryesisht vetëm nga stafi i tij mjekësor.

Burime iraniane citojnë se Khamenei i është nënshtruar disa ndërhyrjeve kirurgjikale, përfshirë një operacion në dorë dhe tre ndërhyrje në këmbë. Ai pritet të pajiset me një protezë. Po ashtu, ai ka pësuar djegie të rënda në fytyrë dhe buzë, të cilat kanë ndikuar në aftësinë e tij për të komunikuar dhe mund të kërkojnë ndërhyrje plastike.

New York Times thekson se, pavarësisht plagëve, Khamenei mbetet “i kthjellët mendërisht dhe aktiv”, sipas burimeve. Në të njëjtën kohë, Al Arabiya raporton se zyrtarët e lartë të Gardës Revolucionare Islamike dhe të qeverisë shmangin vizitat, nga frika e monitorimit të mundshëm nga Izraeli dhe rrezikut për shënjestrim.

Raportimet shtojnë se komunikimi me Udhëheqësin Suprem realizohet përmes mesazheve të shkruara me dorë, të dorëzuara përmes një rrjeti korrierësh.

Sipas medias amerikane ndryshe nga paraardhësi i tij, Ajatollah Ali Khamenei, i cili ushtronte kontroll të plotë mbi vendimmarrjen strategjike, Mojtaba Khamenei paraqitet me një profil të ndryshëm në ushtrimin e pushtetit.

Plagosja e Udhëheqësit Suprem të Iranit, Mojtaba Khamenei, lidhet drejtpërdrejt me sulmet ajrore të kryera më 28 shkurt, në fillim të konfliktit mes Iranit dhe një koalicioni të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli

Khamenei u lëndua pikërisht gjatë këtyre bombardimeve, të cilat goditën zonën ku ndodhej kompleksi i udhëheqjes në Teheran.

Në të njëjtin sulm, u vra edhe babai i tij, ish-udhëheqësi suprem Ali Khamenei, si dhe disa anëtarë të familjes.

Mirëpo duke marrë mungesa e tij në publik, fati i tij vijon të mbetet mister. Që nga momenti i plagosjes dhe marrja e detyrës si udhëheqës suprem, Khamenei nuk është shfaqur në video apo dalje publike.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Ligjin në Iran e bëjnë gjeneralët, vendimmarrja zhvendoset te strukturat ushtarake, ja pse është bërë ky ndryshim..!
Next Post: “Çmenduri”, “jashtë kontrollit”, “shenja demence”/ A vuan Donald Trump nga çrregullimet mendore? (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme