Skip to content

Lajmi I Fundit

Pas lajmeve për shëndetin dhe “humbjen” e pushtetit, reagon Khamenei: Armiku kërkon të minojë unitetin

Posted on April 24, 2026 By admin No Comments on Pas lajmeve për shëndetin dhe “humbjen” e pushtetit, reagon Khamenei: Armiku kërkon të minojë unitetin

Lideri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, ka reaguar publikisht pas raportimeve të shumta për gjendjen e tij shëndetësore dhe zhvillimet e fundit në Teheran, duke theksuar se vendi përballet me përpjekje për destabilizim.

Sipas Al Jazeera, ai shkruan: “Fushata mediatike e armikut synon të minojë unitetin tonë kombëtar dhe sigurinë tonë kombëtare. Uniteti i Iranit do të forcohet dhe do të bëhet më rezistent, dhe përpjekjet dashakeqe të armikut për të minuar unitetin tonë nuk duhet të kenë sukses.”

Reagimi i tij vjen në një moment kur raportime të The New York Times dhe mediave të tjera ndërkombëtare flasin për një përkeqësim të gjendjes së tij shëndetësore pas sulmeve ajrore të 28 shkurtit, në fillim të konfliktit me një koalicion të udhëhequr nga SHBA dhe Izraeli.

Sipas këtyre burimeve, Khamenei ka mbetur i plagosur gjatë bombardimeve që goditën kompleksin ku ndodhej në Teheran. Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian, me profesion kirurg kardiak, raportohet se ka marrë përsipër trajtimin e tij, në bashkëpunim me ministrin e Shëndetësisë.

Burime iraniane të cituara nga mediat ndërkombëtare bëjnë të ditur se lideri suprem i është nënshtruar disa ndërhyrjeve kirurgjikale, përfshirë operacione në dorë dhe këmbë, ndërsa pritet të pajiset me protezë. Ai gjithashtu ka pësuar djegie të rënda në fytyrë dhe buzë, çka ka ndikuar në aftësinë për të komunikuar dhe mund të kërkojë ndërhyrje plastike.

Pavarësisht kësaj, The New York Times thekson se ai mbetet “i kthjellët mendërisht dhe aktiv”, sipas burimeve. Megjithatë, kontaktet me të janë kufizuar ndjeshëm dhe realizohen kryesisht përmes stafit mjekësor, ndërsa komunikimi zhvillohet përmes mesazheve të shkruara me dorë.

Në të njëjtën kohë, raportimet sugjerojnë se zyrtarë të lartë të Gardës Revolucionare dhe të qeverisë shmangin vizitat, për shkak të shqetësimeve për sigurinë dhe rrezikun e monitorimit të mundshëm nga Izraeli.

Këto zhvillime përkojnë me raportime të tjera që flasin për tensione në majat e pushtetit në Iran dhe për një rol gjithnjë e më të madh të Gardës Revolucionare në vendimmarrje. Media ndërkombëtare kanë përmendur edhe përplasje të brendshme dhe vështirësi në koordinimin e politikave strategjike, megjithëse autoritetet iraniane i kanë mohuar këto pretendime.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Irani akuza SHBA-së dhe Izraelit: Kanë 20 vite që frikësojnë botën me pretendime për programin tonë bërthamor
Next Post: Kapja e Maduros kthehet në skandal, arrestohet ushtari amerikan që vuri bast dhe fitoi 400 mijë dollarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme