Skip to content

Lajmi I Fundit

Kapja e Maduros kthehet në skandal, arrestohet ushtari amerikan që vuri bast dhe fitoi 400 mijë dollarë

Posted on April 24, 2026 By admin No Comments on Kapja e Maduros kthehet në skandal, arrestohet ushtari amerikan që vuri bast dhe fitoi 400 mijë dollarë

Një ushtar i forcave speciale amerikane është arrestuar dhe akuzuar për përdorim të informacionit të klasifikuar për përfitime personale, pasi dyshohet se vendosi baste mbi operacionin sekret për kapjen e presidentit të Venezuelës, Nicolás Maduro.

Sipas aktakuzës, kapiten rreshteri Gannon Ken Van Dyke hapi një llogari në platformën Polymarket dhe vendosi rreth 32 mijë dollarë bast se Maduro do të largohej nga pushteti brenda janarit. Prokurorët pretendojnë se ai kishte akses në informacione të klasifikuara pasi ishte i përfshirë në planifikimin dhe zbatimin e operacionit sekret “Absolute Resolve”.

Ai dyshohet se ka bërë 13 baste nga 27 dhjetori deri më 2 janar, i fundit disa orë para kapjes gjatë natës.

Nga këto baste, Van Dyke dyshohet se përfitoi mbi 400 mijë dollarë, të cilat i transferoi fillimisht në portofolë kriptomonedhash dhe më pas në një llogari brokerimi online, në përpjekje për të fshehur origjinën e tyre.

Ushtari përballet me 5 akuza penale, përfshirë vjedhje dhe keqpërdorim të informacionit konfidencial, mashtrim dhe përfitim të paligjshëm financiar. Ai pritet të dalë para gjykatës në Karolinën e Veriut.

Autoritetet amerikane theksuan se përdorimi i sekreteve shtetërore për përfitime personale përbën shkelje të rëndë ligjore dhe etike. Ndërkohë, platforma Polymarket deklaroi se ka bashkëpunuar me hetuesit sapo identifikoi aktivitetin e dyshimtë.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Pas lajmeve për shëndetin dhe “humbjen” e pushtetit, reagon Khamenei: Armiku kërkon të minojë unitetin
Next Post: “Tani jam burrë i martuar mund të tregoj më në fund”, Mateo Borri rrëfehet për herë të parë pas finales së ‘BBVIP’

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme