Skip to content

Lajmi I Fundit

“Burrat e martuar ja u transmetojnë grave HIV-in”, mjekja gjinekologe tregon mënyrat e transmetimit

Posted on April 24, 2026 By admin No Comments on “Burrat e martuar ja u transmetojnë grave HIV-in”, mjekja gjinekologe tregon mënyrat e transmetimit

Mjekja gjinekologe Xhensila Omeri ka ngritur alarmin për rritjen e rasteve me HIV në vend, ku pjesa më e madhe e tyre vijnë për shkak të homoseksualitetit. Në një intervistë në Dita Jonë në A2 CNN, mjekja gjinekologe tha se një ndër shqetësimet kryesore është që burrat homoseksualë të martuar ua transmetojnë virusin grave.

“Mendoj që bëhet fjalë për këto gratë që janë të martuara me këta burra, dhe faktorët kryesorë janë multipartneriteti, marrëdhënie seksuale të pambrojtur dhe mostestimi për këtë grup. Pra, këto janë tre faktorët që sjellin këtë, plus ndryshimi i marrëdhënies seksuale. Pra, sot partneri nuk ka rëndësi është çfarë gjinie është, çfarë moshe është. Nuk gjykohet as homoseksuali, as heteroseksuali, as biseksuali. Ai burri i martuar gjykohet. Por këtu është një lloj krimi, sepse ti e sjell në shtëpi. Pra ti nuk e informon gruan tënde dhe ti ja ngjit edhe gruas”, tha Omeri në Dita Jonë në A2 CNN.

Mjekja nënvizoi se në vendin tonë përhapja e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme është në rritje, jo vetëm për HIV-in, por edhe për infeksione të tjera si Hepatiti B, Hepatiti C dhe Sifilizi.

“Një faktor shumë i rëndësishëm është turizmi seksual dhe pjesa e eskortave që tashmë në Shqipëri është një numër në rritje, në çdo rrugë dhe në çdo restorant, në çdo lokal jo vetëm në bllok e shikon rrotull. Pra seksi sot është bërë shumë i lirë, e gjen shumë lehtë me pak lekë. Por çfarë predispozon kjo? Kjo predispozon një hedhje valle të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme. Jemi në muajin prill nuk është vetëm HIV, Papiloma Virus që ka risk për kancer të qafës së mitrës te gruaja. Është hepatiti B, është hepatiti C. Te këto pacientë me Hiv kemi rritje dhe të rasteve të bashkëshoqëruara me sifiliz”.

Ajo apeloi për më shumë ndërgjegjësim, përdorim të mbrojtjes gjatë marrëdhënieve seksuale dhe testime periodike. Sipas mjekes transparenca mes partnerëve dhe edukimi shëndetësor janë thelbësorë për të frenuar përhapjen e HIV-it dhe sëmundjeve të tjera seksualisht të transmetueshme.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Kreu marrëdhënie sek*suale me pacientin me probleme të shëndetit mendor, mjekes i ndodh e papritura
Next Post: E bujshme! “Baton Stanishiqi, mafia e fjalës së lirë…!” – Ja çfarë tha Baton Haxhiu, që tërboi Sali Berishën?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme