Skip to content

Lajmi I Fundit

Kreu marrëdhënie sek*suale me pacientin me probleme të shëndetit mendor, mjekes i ndodh e papritura

Posted on April 24, 2026 By admin No Comments on Kreu marrëdhënie sek*suale me pacientin me probleme të shëndetit mendor, mjekes i ndodh e papritura

Një mjeke është pushuar përgjithmonë nga puna pasi u shpall fajtore për hyrjen në një marrëdhënie të fshehtë seksuale me një pacient që kishte probleme të shëndetit mendor.

Mjekja e përgjithshme, Maria Bastas, kreu marrëdhënie seksuale me burrin në fjalë, në makinën e saj si dhe në vendin e punës, u tha në një seancë dëgjimore.

Në një gjykatë në Australi, Bastas u akuza për marrëdhënie të papërshtatshme, afatgjatë, personale dhe seksuale” me burrin mes viteve 2015 dhe 2022.

“Daily Star” shkruan se kjo lidhje filloi pasi ata kishin shkëmbyer numrat e telefonit gjatë një konsultimi, përpara se të përshkallëzohej shpejt në takime private jashtë klinikës.

Sipas pacientit, ata kryenin marrëdhënie në makinën e mjekes rreth 2-3 herë në javë apo dhe në shtratin e dhomës së saj të konsultimit.

Por jo vetëm kaq, pasi Gjykata u informua se Bastas dyshohet se e ftoi pacientin në ‘shtëpinë e saj të madhe’ me një ‘palestër, një tavolinë të madhe bilardo dhe bar’ dhe ‘shatërvanë’.

Pacienti gjithashtu ka pretenduar se ata janë dehur një ditë me verë të kuqe dhe shton se mjekja i kishte treguar ‘garazhin e saj plot me këpucë, me rreth 300 palë’.

Burri në fjalë ka shtuar se Bastas i ka thënë se duhej të ishin të kujdesshëm pasi shtëpia e ish-bashkëshortit të saj ishte afër.

Por pacienti shton se në fillim të vitit 2018, mjekja ‘filloi të distancohej’. Kjo gjë e bëri atë që të binte në depresion, të fillonte duhanin dhe alkoolin.

Më vonë ai paraqiti një ankesë në Komisionin e Ankesave për Kujdesin Shëndetësor për shkak të marrëdhënies së papërshtatshme, gjë që çoi në Gjykatën Civile dhe Administrative të NSW.

Dr. Bastas mohoi që marrëdhënia ishte seksuale, por pranoi se u bë “në mënyrë të papërshtatshme e ngushtë”.

Megjithatë, gjykata besoi rrëfimin e pacientit, duke cituar të dhënat telefonike, provat e dëshmitarëve dhe modelin e kontaktit gjatë disa viteve.

Lajme Shqip

Post navigation

Previous Post: Monika Kryemadhi: SPAK më futi në sherr me Metën, i kishin çuar mesazhet e mia private me..!
Next Post: “Burrat e martuar ja u transmetojnë grave HIV-in”, mjekja gjinekologe tregon mënyrat e transmetimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Recent Posts

  • What Fans Never See Behind Match Day in Professional Sports
  • How Modern Sports Demand Mental Strength as Much as Physical Ability
  • The Unseen Pressure Athletes Carry Beyond the Spotlight
  • Why Consistency Matters More Than Motivation in Athletic Training
  • What Separates Professional Athletes From the Rest Is Not Just Talent

Recent Comments

No comments to show.

Copyright © 2026 Lajmi I Fundit.

Powered by PressBook WordPress theme