Njësia e inteligjencës e Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) i ka lëshuar një paralajmërim të ashpër Presidentit Donald Trump, i cili po shqyrton planin e paqes prej 14 pikash të Iranit.
Njësia e inteligjencës e IRGC-së përmendi, ndër të tjera, afatin e Iranit për bllokadën e SHBA-së, si dhe “ndryshimin e tonit kundër Uashingtonit” nga Kina, Rusia dhe Evropa.
Në deklaratë thuhej se Trump ka vetëm dy zgjidhje, të bëjë një operacion ushtarak të dështuar ose të pranojë një marrëveshje me kushtet e Iranit.
“Ka vetëm një mënyrë për ta lexuar këtë: Trump duhet të zgjedhë midis ‘një operacioni ushtarak të pamundur ose një marrëveshjeje të keqe me Republikën Islamike të Iranit. Hapësira për vendimmarrje në SHBA është ngushtuar”, thuhet në deklaratë.